Menaxhimi i pajisjes portative

Cilësimet Të përgjithshme Administrimi i pajisjeve të jashtme Menaxheri i lidhjes së pajisjeve Provo tani

●● Hap njoftimin

Përcaktoni nëse dëshironi të shfaqni një njoftim nëse pajisja portative përpiqet të lidhet me televizorin për herë të parë.

●● Lista e pajis.

Shfaqni dhe menaxhoni një listë pajisjesh portative që kanë kërkuar leje për t'u lidhur me televizorin.

Ndërrimi i pajisjeve të jashtme të lidhura me televizorin

Mund të kaloni midis programeve televizive dhe përmbajtjes së pajisjeve të jashtme.

Ndryshimi i sinjalit hyrës

Burimi

Kur zgjidhni një pajisje të jashtme të lidhur në ekranin e Burimi, në ekranin e televizorit shfaqet informacioni i pajisjes së zgjedhur.

Në telekomandën standarde, shtypni butonin SOURCE.

"" Për të kontrolluar një pajisje (luajtësi për "Blu-ray", konsola e lojërave etj.) që mbështet telekomandën universale me atë të televizorit, lidhni pajisjen me një fole "HDMI" në televizor dhe më pas ndizni pajisjen. Ju mundëson kalimin automatik në daljen e pajisjes ose ju mundëson konfigurimin automatik të telekomandës universale për pajisjen. Për të konfiguruar automatikisht pajisjen për telekomandën universale, drejtojini telekomandën pajisjes. Kini parasysh se ky funksion mund të mos mbështetet në varësi të pajisjes dhe zonës gjeografike.

"" Kur lidhet një pajisje "USB" në folenë "USB", shfaqet një dritare mesazhi që ju mundëson kalimin e thjeshtë te materialet media të renditura në pajisje.

- 22 -