/TTX i plotë / TTX dyshe / Kombinim / Joaktiv: Modaliteti i teletekstit aktivizohet në kanalin që shfaqet në ekran. Çdo herë që shtypni butonin /, modaliteti i teletekstit ndërrohet me radhën TTX i plotë TTX dyshe Kombinim Joaktiv.

●● TTX i plotë: Modaliteti i teletekstit shfaqet në ekran të plotë.

●● TTX dyshe: Modaliteti i teletekstit shfaqet në gjysmën e ekranit së bashku me kanalin aktual televiziv në gjysmën tjetër.

●● Kombinim: Modaliteti i teletekstit shfaqet me transparencë mbi kanalin aktual televiziv.

●● Joaktiv: Modaliteti i teletekstit çaktivizohet.

8Ruaj: Ruan faqet e teletekstit.

4Madhësia: Shfaq teletekstin në gjysmën e sipërme të ekranit në madhësi të dyfishuar. Shtypeni përsëri për ta lëvizur tekstin në gjysmën e poshtme të ekranit. Shtypeni një herë për ta shfaqur normalisht.

9Mbaj: Mban shfaqjen e faqes aktuale kur ka disa faqe të tjera dytësore që pasojnë automatikisht. Për ta zhbërë, shtypeni sërish.

Butonat me ngjyra (kuq, gjelbër, verdhë, blu): Nëse sistemi FASTEXT përdoret nga kompania e transmetimit, temat e ndryshme në një faqe teleteksti janë të renditura sipas ngjyrave dhe mund të zgjidhen sipas butonave me ngjyra. Shtypni butonin me ngjyrën përkatëse sipas subjektit që dëshironi. Shfaqet një faqe e re me renditje sipas ngjyrave. Artikujt mund të zgjidhen në të njëjtën mënyrë. Për të shfaqur faqen e mëparshme ose faqen tjetër, zgjidhni butonin me ngjyrë përkatëse.

0Modaliteti: Zgjedh modalitetin e teletekstit (LIST/FLOF). Nëse shtypet gjatë modalitetit LIST, kalon në modalitetin e ruajtjes së listës. Në modalitetin e ruajtjes së listës, mund ta ruani faqen e teletekstit në një listë duke përdorur butonin 8(ruaj).

1Nënfaqja: Shfaq nënfaqen e disponueshme.

2Faqe lart: Shfaq faqen tjetër të teletekstit.

3Faqe poshtë: Shfaq faqen e mëparshme të teletekstit.

6Treguesi: Shfaq faqen e treguesit (materialet) në çdo kohë gjatë shfaqjes së teletekstit.

5Shfaq: Shfaq tekstin e fshehur (për shembull, përgjigjet për gjëzat). Shtypeni sërish për të shfaqur ekranin normal.

7Anulo: Zvogëlon dritaren e teletekstit për t'ia mbivendosur transmetimit aktual.

- 93 -