Lidhja me pajisje celulare

Shfaqni ekranin e një pajisjeje portative dhe përmbajtjes multimedia duke lidhur pajisjen portative me televizorin ose rrjetin.

Pasi të keni lidhur një pajisje portative që mbështet pasqyrimin e ekranit me televizorin, mund të përdorni pasqyrimin e ekranit për të parë ekranin e pajisjes portative në televizor me valë, si dhe të luani video, zë ose skedarët e fotove që po luhen aktualisht në pajisjen portative në televizor. Nëse pajisja portative nuk e mbështet pasqyrimin, shkarkoni dhe instaloni aplikacionin "Smart View" (Pasqyrimi i ekranit).

Shikimi i ekranit të pajisjes portative në televizor (ndarja e ekranit)

Kur hapni aplikacionin Smart View në një pajisje portative, ju mund ta shikoni ekranin e pajisjes portative në televizor.

1.

2.

●●

●●

Hapni aplikacionin Smart View në pajisjen portative. Pajisja fillon të kërkojë për televizorët që mund të lidhen.

Zgjidhni televizorin e dëshiruar nga rezultatet e kërkuara. Televizori dhe pajisja portative lidhen. Nëse nuk gjendet asnjë televizor, provoni sërish pasi t'i fikni dhe t'i ndizni të dyja.

Nëse keni disa televizorë, për çdo televizor vendosni një emër të ndryshëm në Cilësimet Të

përgjithshme Administrimi i sistemit Emri i Aparatit për ta bërë të lehtë zgjedhjen.

Ndarja e përmbajtjes përmes aplikacionit "Smart View"

Kur instaloni dhe hapni aplikacionin "Samsung Smart View" në pajisjen portative, mund të luani në televizor materialet multimedia të pajisjes portative. Mund ta shkarkoni aplikacionin nga "Google Play Store", "Samsung Apps" ose "App Store".

Pajisja portative dhe "Smart TV" duhet të lidhen me njëri-tjetrin në të njëjtin rrjet.

"" Ky funksion nuk disponohet në modele të caktuara në rajone gjeografike specifike.

- 21 -