Sistemi dhe mbështetja

Mund të konfiguroni cilësimet e sistemit dhe të mbështetjes, si p.sh. orën, mbrojtjen nga mbetja e figurës, përditësimin e softuerit etj.

Caktimi i orës dhe përdorimi i kohëmatësit

Caktoni orën aktuale dhe përdorni funksionin e kohëmatësit.

Caktimi i orës aktuale

Cilësimet Të përgjithshme Administrimi i sistemit Ora Provo tani

Mund ta caktoni Ora manualisht ose automatikisht. Pas caktimit të Ora, mund të shfaqni orën aktuale në çdo moment në televizor.

Në rastet e mëposhtme duhet të caktoni orën:

●● Kablloja elektrike shkëputet dhe lidhet sërish. ●● Regjim i orës ndryshohet nga Manual Auto. ●● Televizori nuk është lidhur me internetin.

●● Nuk merret asnjë sinjal transmetimi.

Caktimi automatik i orës Cilësimet Të përgjithshme Administrimi i sistemit Ora Ora Regjim i orës Auto

"" Ky funksion punon vetëm kur televizori është i lidhur me internetin ose kur merr transmetime dixhitale përmes një antene të lidhur me të.

"" Në varësi të sinjalit të transmetimit, koha e shfaqjes mund të ndryshojë.

"" Saktësia e informacionit të orës së marrë mund të ndryshojë në varësi të kanalit dhe të sinjalit.

Caktimi manual i orës Cilësimet Të përgjithshme Administrimi i sistemit Ora Ora Regjim i orës Manual

Kur Regjim i orës caktohet në Manual, mund të jepni menjëherë orën aktuale. Zgjidhni datën dhe orën duke përdorur butonat me shigjeta në telekomandë.

- 80 -