Tekst i bardhë në sfond të zi (kontrast i lartë)

Cilësimet Të përgjithshme Asistenca Kontrasti i lartë Provo tani

Mund t'i ndryshoni kranet kryesore të shërbimit në tekst të bardhë në sfond të zi ose mund t'i ndryshoni menytë transparente të televizorit në të patejdukshme, në mënyrë që teksti të lexohet më lehtë. Për të aktivizuar këtë funksion, caktoni Kontrasti i lartë Ndez.

Zmadhimi i shkrimit (për personat me vështirësi shikimi)

Cilësimet Të përgjithshme Asistenca Zmadho Provo tani

Madhësia e figurave që shfaqen në ekranin e televizorit mund të zmadhohet. Për të aktivizuar këtë funksion, caktoni Zmadho Ndez.

Më shumë për telekomandën (për personat me vështirësi shikimi)

Cilësimet Të përgjithshme Asistenca Mëso telekomandën e televizorit Provo tani

Ky funksion i ndihmon personat me probleme shikimi të mësojnë pozicionet e butonave në telekomandë. Kur aktivizohet ky funksion, mund të shtypni një buton në telekomandë dhe televizori ju thotë emrin e tij. Për t'u kthyer tek ekrani i mëparshëm, shtypni dy herë butonin . Për të dalë, shtypni dhe mbani butonin .

"" Ky funksion disponohet vetëm kur Udhëzuesi zanor është i aktivizuar.

Informacion për menynë e televizorit

Cilësimet Të përgjithshme Asistenca Mëso menynë e ekranit

Mësoni menytë në ekranin e televizorit. Menjëherë pas aktivizimit, televizori do t'ju tregojë strukturën dhe funksionet e menyve që zgjidhni.

Dëgjimi i televizorit nëpërmjet pajisjeve me Bluetooth (për personat me vështirësi dëgjimi)

Cilësimet Të përgjithshme Asistenca Zëri me dalje shumëfishe Provo tani

Mund t'i ndizni njëherësh altoparlantin e televizorit dhe pajisjet me Bluetooth. Kur ky funksion të jetë aktiv, mund ta caktoni volumin e pajisjeve me "Bluetooth" në më të lartë sesa ai i altoparlantit të televizorit.

"" Ky funksion nuk disponohet në modele të caktuara në rajone gjeografike specifike.

"" Kur i lidhni pajisjet me "Bluetooth" me televizorin, aktivizohet menyja Zëri me dalje shumëfishe. Për më tepër rreth lidhjes së pajisjeve me "Bluetooth" me televizorin, drejtojuni "Dëgjimi i televizorit nëpërmjet pajisjeve Bluetooth".

- 87 -