Përdorimi i Anynet+ (HDMI-CEC)

Komandoni pajisjen e jashtme të lidhur nëpërmjet Anynet+ (HDMI-CEC) me anë të telekomandës.

Telekomandën e televizorit mund ta përdorni për të komanduar pajisje të jashtme që janë lidhur me televizorin nëpërmjet kabllos HDMI dhe mbështesin Anynet+ (HDMI-CEC). Kini parasysh se Anynet+ (HDMI-CEC) mund ta konfiguroni dhe vini në punë vetëm me anë të telekomandës.

Lidhja e pajisjes së jashtme me "Anynet+" dhe përdorimi i menyve të saj

CEC)

1.

2.

3.

Cilësimet Të përgjithshme Administrimi i pajisjeve të jashtme Anynet+ (HDMI-

Provo tani

Caktoni Anynet+ (HDMI-CEC) Ndez.

Lidhni pajisjen që mbështet HDMI-CEC me televizorin.

Aktivizoni pajisjen e jashtme të lidhur. Pajisja lidhet automatikisht me internetin. Pasi lidhja është kryer, mund të hyni në menynë e pajisjes së lidhur në ekranin e televizorit duke përdorur telekomandën dhe mund të komandoni pajisjen.

"" Mund të duhen deri në 2 minuta për të përfunduar procesin e lidhjes.

Lexojini përpara se të lidhni një pajisje Anynet+ (HDMI-CEC)

"" Mund ta konfiguroni telekomandën universale të televizorit që të komandojë dekoduesit kabllorë të palëve të treta, luajtësit për "Blu-ray" dhe sistemet e kinemasë që nuk mbështesin "HDMI-CEC". Për më tepër informacion, drejtojuni "Komandimi i pajisjeve të jashtme me Telekomanda inteligjente "Samsung" - Përdorimi i telekomandës universale".

"" Anynet+ nuk mund të përdoret për të komanduar pajisjet e jashtme që nuk mbështesin HDMI-CEC.

"" Pajisjet që mbështesin Anynet+ (HDMI-CEC) duhet të lidhen me televizorin me kabllo "HDMI". Kini parasysh se disa kabllo "HDMI" mund të mos mbështesin Anynet+ (HDMI-CEC).

"" Telekomanda e televizorit mund të mos funksionojë në kushte të caktuara. Nëse kjo gjë ndodh, konfigurojeni pajisjen sërish si mbështetëse të Anynet+ (HDMI-CEC).

"" Anynet+ (HDMI-CEC) funksionon vetëm me pajisje të jashtme që mbështesin "HDMI-CEC" dhe vetëm kur ato pajisje janë në modalitet pritjeje ose të ndezura.

"" Anynet+ (HDMI-CEC) mund të komandojë deri në 12 pajisje të jashtme që mbështesin (deri në 3 të të njëjtit lloj), me përjashtim të sistemeve të kinemasë. Anynet+ (HDMI-CEC) mund të komandojë vetëm një sistem kinemaje.

"" Për të dëgjuar zë 5,1-kanalësh nga pajisje të jashtme, lidhni pajisjen me televizorin me anë të kabllos "HDMI" dhe lidhni sistem kinemaje 5,1 direkt me folenë e daljes së zërit dixhital të pajisjes së jashtme.

"" Nëse pajisja e jashtme është konfiguruar si për "Anynet+", ashtu dhe për telekomandë universale, pajisja mund të komandohet vetëm me anë të telekomandës universale.

- 32 -