Përdorimi i Ndërveprimi zanor

Udhëzues për përdorimin e Ndërveprimi zanor për të komanduar televizorin.

Për të përdorur Ndërveprimi zanor, televizori duhet të jetë i lidhur me internetin dhe ju duhet të përdorni mikrofonin në Telekomanda inteligjente "Samsung".

Ndërveprimi zanor ju mundëson të shqiptoni komandat për të komanduar televizorin, për shembull për të ndryshuar kanalin ose për të shfaqur guidën e programeve. Kjo nuk është e njëjtë me Udhëzuesi zanor, i cili siguron daljen e zërit nga televizori gjatë shqiptimit të asaj që shfaqet në ekran. Udhëzuesi zanor është i dobishëm për personat që nuk shikojnë ose lexojnë artikujt e menysë në ekran.

Për të përdorur Ndërveprimi zanor, shtypni butonin në telekomandë, thoni një komandë, si p.sh. "Udhëz.", te mikrofoni në Telekomanda inteligjente "Samsung".

"" Ky funksion mund të mos mbështetet në varësi të modelit ose të rajonit gjeografik.

Hapja e Ndërveprimi zanor

Shtypni dhe mbani butonin në Telekomanda inteligjente "Samsung". Televizori do të reagojë duke shfaqur "Shqipto tani". Thoni komandën që dëshironi dhe më pas lëshoni butonin. Televizori do të sinjalizojë mbi atë çfarë kuptoi dhe më pas do të kryejë veprimin.

"" Nëse televizori nuk mund të identifikojë komandën, provoni sërish me shqiptim më të saktë. "" Ky funksion mund të mos mbështetet në varësi të modelit ose të rajonit gjeografik.

Disa komanda të dobishme janë:

●● Udhëzuesi zanor ndezur/fikur – ndez/fik daljen e fjalëve

●● Përshkrimi i zërit aktiv/joaktiv – aktivizon/çaktivizon përshkrimin e zërit

●● Guida – hap guidën e programeve

●● Lista e kanaleve – hap listën e kanaleve

●● Volumi lart/poshtë – ndryshon volumin lart/poshtë

Mund të kërkoni edhe video në "YouTube". Shtypni dhe mbani butonin

dhe thoni një frazë, për shembull “këngë

të [emri]”. Do të hapet një listë me videoklipe të këngëve të atij artisti.

 

"" Udhëzuesi zanor do të japë me zë shumë informacione rreth videos. Ndërprerja e kësaj nuk është ende e mundur dhe do të vijojë gjatë sekondave të para të videos.

Nëse thoni një komandë që nuk njihet, televizori shpesh herë do kryejë një kërkim. Shtypni

për t'u kthyer te

televizori.

- 152 -