Marrja e mbështetjes

Merrni ndihmë drejtpërdrejt nga Samsung nëse keni probleme me televizorin.

Marrja e mbështetjes nëpërmjet menaxhimit në distancë

Cilësimet Mbështet Kontrolli në Distancë

Pasi të keni pranuar marrëveshjen tonë të shërbimit, mund të përdorni Kontrolli në Distancë për të hyrë në menaxhimin në distancë dhe për të kontaktuar me një teknik shërbimi të "Samsung" për të diagnostikuar televizorin, rregulluar problemet dhe për të përditësuar softuerin e televizorit, në distancë, nëpërmjet internetit. Gjithashtu, mund të aktivizoni dhe të çaktivizoni Kontrolli në Distancë.

"" Ky funksion kërkon lidhje me internetin.

"" Funksionin Kontrolli në Distancë mund ta nisni edhe duke shtypur dhe mbajtur butonin

për 5 a më shumë sekonda.

Çfarë është mbështetja në distancë?

Shërbimi i mbështetjes në distancë i "Samsung" ju ofron mbështetje individuale me një teknik të "Samsung", i cili në distancë mund të:

●● diagnostikojë televizorin në distancë ●● Rregullojë cilësimet e televizorit për ju

●● Kryejë rivendosjen e vlerave të fabrikës të televizorit ●● Instalojë përditësime të rekomanduara të firmuerit

Si funksionon mbështetja teknike në distancë?

Mund të merrni lehtësisht një teknik të "Samsung" për shërbime të televizorit në distancë:

1.Telefononi qendrën e kontaktit të Samsung-ut dhe kërkoni mbështetje në distancë.

2.Hapni menynë në televizor dhe shkoni te seksioni Mbështet.

3.Zgjidhni Kontrolli në Distancë dhe lexoni dhe pranoni marrëveshjet e shërbimit. Kur shfaqet ekrani i PIN-it, jepini agjentit numrin PIN.

4.Agjenti më pas do të hyjë në televizorin tuaj.

- 8 -