Përdorimi i mbrojtjes së ekranit nga djegia dhe i funksioneve të kursimit të energjisë

Mbroni ekranin nga mbetja e figurës dhe ulni konsumin e energjisë së televizorit.

Parandalimi i djegies së ekranit

Cilësimet Të përgjithshme Administrimi i sistemit Koha e mbrojtjes auto Provo tani

Nëse figurat statike mbeten në ekran për një kohë të gjatë, mund të shkaktojnë djegie të figurës së mbetur në ekran. Nëse një figurë statike vijon për dy orë, funksioni i mbrojtjes nga mbetja e figurës mund të aktivizohet automatikisht për të mbrojtur ekranin nga figurat e djegura të mbetura në ekran.

Reduktimi i konsumit të energjisë së televizorit

Cilësimet Të përgjithshme Zgjidhja eko Provo tani

Mund të rregulloni nivelin e ndriçimit, reduktoni konsumin e përgjithshëm të energjisë dhe parandaloni mbinxehjen e televizorit.

●● Diktimi i dritës së ambientit Provo tani

Rregullon automatikisht nivelin e ndriçimit të televizorit sipas nivelit të ndriçimit të ambientit për të reduktuar konsumin e energjisë. Nëse Diktimi i dritës së ambientit e ka rregulluar ndriçimin e ekranit në një nivel tepër të ndritshëm ose tepër të errët, mund të zgjidhni Drita minimale sfond për ta rregulluar manualisht ndriçimin minimal të ekranit.

●● Drita minimale sfond Provo tani

Kur Diktimi i dritës së ambientit është i çaktivizuar, mund ta rregulloni manualisht ndriçimin minimal të ekranit të televizorit duke marrë në konsideratë nivelin e ndriçimit të mjedisit rrethues. Ky funksion kryhet

vetëm kur vlera është më e vogël se cilësimi në Cilësimet Figurë Cilësimet e avancuara Drita sfond.

●● Modaliteti i kursimit të energjisë Provo tani

Mundëson zgjedhjen e një cilësimi ndriçimi nga lista për të reduktuar konsumin e energjisë nga televizori.

●● Ndriçim në lëvizje Provo tani

Rregullon ndriçimin si përgjigje ndaj lëvizjeve në ekran për uljen e konsumit të energjisë.

●● Fikja automat. Provo tani

Fik automatikisht televizorin për të parandaluar konsumin e panevojshëm të energjisë nëse nuk përdoret për 4 orë.

- 82 -