●● Gjuha e audios

Mund të zgjidhni gjuhën e zërit.

●● Titra

Aktivizon ose çaktivizon titrat.

●● FNF

Kur përdorni një pajisje të jashtme të lidhur, mund të shikoni një transmetim televiziv në një dritare dytësore (FNF).

"" Ky funksion nuk disponohet në modele të caktuara në rajone gjeografike specifike.

●● Rrjeti

Mund të shikoni gjendjen aktuale të lidhjes më rrjetin dhe internetin.

2  Burimi

Mund të zgjidhni një pajisje të jashtme të lidhur me televizorin.

"" Për më shumë informacion rreth lidhjes së pajisjeve të jashtme, shihni "Ndërrimi i pajisjeve të jashtme të lidhura me televizorin".

3  Kërkimi

Mund të kërkoni aplikacionet ose lojërat te shërbimet e "Smart Hub".

4  APPS

Mund të shfrytëzoni një gamë të gjerë materialesh, duke përfshirë lajme, sport, motin dhe lojëra, duke instaluar aplikacionet përkatëse në televizor.

"" Për të përdorur këtë funksion, televizori duhet të jetë i lidhur me internetin. "" Për më tepër informacion, drejtojuni "Përdorimi i shërbimit Aplikacione".

Art

Funksionin e modalitetit Art mund ta përdorni për të modifikuar përmbajtje imazhi, si vepra arti ose figura, ndërkohë që nuk po shikoni televizor apo kur televizori është i fikur dhe më pas ta shfaqni përmbajtjen në modalitet ekrani të plotë.

"" Ky funksion mbështetet vetëm për modelin THE FRAME.

"" Për më shumë informacion, drejtojuni manualit të ofruar të përdorimit.

- 38 -