Regjistrimi i televizorit si pajisje e certifikuar nga DivX (shikimi i filmave me pagesë në DivX)

Cilësimet Të përgjithshme Administrimi i pajisjeve të jashtme Video sipas kërkesës DivX® Provo tani

"" Menaxhimi i të drejtave dixhitale (DRM) është një mekanizëm teknik sigurie për mbrojtjen e të drejtave të autorit të ofruesit të materialit.

"" Filmat e regjistruar ose filmat DivX pa pagesë mund t'i shikoni pa qenë nevoja të regjistroheni.

"" Vizitoni faqen e internetit të DivX (http://www.divx.com) dhe identifikohuni në llogarinë e përdoruesit përpara regjistrimit të televizorit si pajisje e certifikuar nga DivX. Nëse nuk keni llogari, krijoni një të tillë.

Funksionet e mbështetjes së figurës

Konfiguroni cilësimet e figurës për televizorin.

Shikimi si figurë në figurë (PIP)

Cilësimet Figurë FNF

Gjatë shikimit të videove nga pajisje të jashtme, si luajtësi për Blu-ray, në ekranin kryesor, transmetimet televizive mund t'i shikoni në dritare figurë në figurë (PIP).

"" Ky funksion nuk disponohet në modele të caktuara në rajone gjeografike specifike.

"" "PIP" nuk disponohet ndërkohë që Smart Hub është i aktivizuar.

"" Luajtja e lojërave ose përdorimi i funksionit të karaokes në ekranin kryesor mund të sjellë cilësi më të dobët figure PIP.

"" Funksioni PIP disponohet vetëm në kushtet e mëposhtme: 1) Burimi i ekranit kryesor është Komponenti ose lidhja "HDMI". 2) Rezolucioni në hyrje është më i ulët se FHD (HD e plotë).

"" Dritarja "PIP" mbështet vetëm kanale dixhitale dhe jo kanale "UHD".

Ndryshimi i madhësisë së figurës

Cilësimet Figurë Cilësimet e madhësisë së figurës Madhësi figure Provo tani

Madhësia e figurave që shfaqen në ekranin e televizorit mund të ndryshohet.

●● Standarde 16:9●● Person.

●● 4:3

- 75 -