Instalimi dhe hapja e një aplikacioni

Instalimi i aplikacionit

1.Kaloni në aplikacionin që dëshironi të instaloni dhe më pas shtypni butonin e zgjedhjes. Shfaqet ekrani i informacioneve të detajuara.

2.Zgjidhni Instaloni. Pasi instalimi të ketë përfunduar, mund ta hapni menjëherë aplikacionin.

"" Në ekranin Cilësimet mund të shikoni aplikacionet e instaluara.

"" Në rast se memoria e brendshme e televizorit është pamjaftueshme, mund të instaloni aplikacionin në pajisjen USB.

"" Mund ta hapni aplikacionin e instaluar në pajisjen USB vetëm kur pajisja USB është e lidhur me televizorin. Nëse pajisja "USB" shkëputet gjatë funksionimit të aplikacionit, aplikacioni përfundon.

"" Aplikacionin e instaluar në pajisjen "USB" nuk mund ta hapni në një kompjuter ose televizor tjetër.

Hapja e aplikacionit

Mund ta hapni aplikacionin e dëshiruar nga Aplikacioni i shkarkuar.

Në ikonën e aplikacionit të zgjedhur shfaqen ikonat në vijim dhe tregojnë si më poshtë:

●● : Aplikacioni është instaluar në pajisjen "USB".

●● : Aplikacioni ka fjalëkalim.

●● : Aplikacioni është instaluar.

●● : Aplikacioni duhet përditësuar.

●● : Aplikacioni mbështet "Smart View".

- 44 -