Përdorimi i funksioneve të mbështetjes së zërit

Konfiguroni cilësimet e zërit për televizorin.

Zgjedhja e altoparlantëve

Cilësimet Ting. Dalja e zërit Provo tani

Mund të zgjidhni altoparlantët që përdor televizori për daljen e zërit.

"" Altoparlantët e jashtëm mund të mos komandohen me anë të Telekomanda inteligjente "Samsung". Kur aktivizohet një altoparlant i jashtëm, disa meny të zërit nuk mbështeten.

Dëgjimi i televizorit nëpërmjet pajisjeve Bluetooth

Cilësimet Ting. Dalja e zërit Lista e altoparlantëve

Pajisjet audio me "Bluetooth" mund t'i lidhni me televizorin. Ato duhet të çiftohen me anë të funksionit "Bluetooth" të televizorit. Për më tepër informacion rreth çiftimit, shihni manualin e përdorimit të pajisjes audio me "Bluetooth".

"" Ky funksion nuk disponohet në modele të caktuara në rajone gjeografike specifike.

"" Nëse televizori nuk arrin ta gjejë pajisjen audio me "Bluetooth", vendoseni pajisjen më pranë televizorit dhe zgjidhni Rifreskim.

"" Kur aktivizoni pajisjen e çiftuar audio me "Bluetooth", televizori e dikton automatikisht dhe në vijim shfaq një dritare. Përdoreni dritaren që hapet për të aktivizuar/çaktivizuar pajisjen audio me "Bluetooth".

"" Cilësia e zërit mund të ndikohet nga kushtet e lidhjes me "Bluetooth".

"" Përpara përdorimit të pajisjes audio Bluetooth, drejtojuni "Lexojeni përpara përdorimit të pajisjeve Bluetooth".

- 78 -