Përdorimi i "kartës CI ose CI+"

Për të parë kanalet me pagesë, duhet të futet karta "CI ose CI+".

●● Televizori Samsung ndjek standardin CI+ 1.3. Kur televizori shfaq mesazhin "Sinjal i koduar", kjo mund të ndodhë për shkak konflikti të versionit 1.3 të CI+. Nëse keni ndonjë problem, kontaktoni me qendrën telefonike të Samsung-ut.

●● Nëse nuk e fusni "KARTËN CI ose CI+", disa kanale shfaqin mesazhin "Sinjal i koduar".

●● Informacioni i çiftimit që përmban një numër telefoni, ID-në e “KARTËS CI ose CI+”, ID-në e pritësit dhe informacione të tjera do të shfaqet brenda 2-3 minutave. Nëse shfaqet mesazh gabimi, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit.

●● Kur përfundon konfigurimi i informacionit të kanaleve, shfaqet mesazhi "Përditësimi u krye", duke treguar se lista e kanaleve tashmë është përditësuar.

"" Duhet të merrni një kartë "CI ose CI+" nga një ofrues lokal i shërbimit kabllor.

"" Kartën "CI ose CI+" hiqeni duke e tërhequr me kujdes me duar, pasi rrëzimi mund ta dëmtojë. "" Futeni kartën "CI ose CI+" në drejtimin që tregohet në kartë.

"" Vendndodhja e folesë "COMMON INTERFACE" mund të ndryshojë në varësi të modelit.

"" Karta "CI ose CI+" nuk mbështetet në disa shtete dhe rajone; konsultohuni me shitësin tuaj të autorizuar. "" Nëse keni ndonjë problem, kontaktoni një ofrues shërbimi.

"" Futni kartën "CI ose CI+" që mbështet cilësimet aktuale të antenës. Figura do të shformohet ose nuk do të mund të shihet.

Funksioni i teletekstit

Mësoni si të përdorni teletekstin dhe të ekzekutoni funksionet e ofruara nga shërbimi i teletekstit.

"" Ky funksion disponohet vetëm në kanale që mbështesin shërbimin e teletekstit.

"" Ky funksion disponohet vetëm në disa modele në rajone të caktuara.

Faqja e treguesit të shërbimit të teletekstit ofron informacion në lidhje me përdorimin e shërbimit. Që informacioni i teletekstit të shfaqet siç duhet, marrja e sinjalit të kanalit duhet të jetë e qëndrueshme. Përndryshe, informacioni mund të mungojë ose disa faqe mund të mos shfaqen.

"" Faqet e teletekstit mund t'i ndryshoni duke zgjedhur butonat numerikë me anë të telekomandës.

- 92 -