Konfigurimi i mjedisit të shikimit për pajisjet e jashtme

Mund të përmirësoni televizorin për të parë formate të caktuara videosh.

Luajtja e lojërave në një ekran të optimizuar

Cilësimet Të përgjithshme Administrimi i pajisjeve të jashtme Regjimi loje Provo

tani

Mund të aktivizoni modalitetin e lojës për të optimizuar cilësimet e televizorit për luajtjen e videolojërave me konsola lojërash, si PlayStation™ ose Xbox™.

"" Modaliteti i lojës nuk disponohet për shikim normal të televizorit.

"" Ekrani mund të dridhet pak.

"" Kur aktivizohet Regjimi loje, Regjim figure dhe Regj. ting. kalojnë automatikisht në Lojë.

"" Për të përdorur pajisje të tjera të jashtme me të njëjtën fole, hiqni lidhjen e konsolës së lojërave, çaktivizoni funksionin dhe më pas lidhni pajisjen e jashtme me folenë.

Shikimi i videove "UHD"

Cilësimet Të përgjithshme Administrimi i pajisjeve të jashtme HDMI UHD Color

Provo tani

Nëse në televizor është lidhur luajtës i jashtëm "UHD", përdorni funksionin HDMI UHD Color për të konvertuar folenë "HDMI" të televizorit në një modalitet të optimizuar për sinjale "UHD" 50P/60P.

"" Kur e caktoni lidhjen "HDMI" në Ndez, ekrani i televizorit dridhet.

"" Lidhja HDMI me HDMI UHD Color të caktuar në Fik. mbështet sinjale hyrëse deri në UHD 50P/60P 4:2:0, ndërsa lidhja HDMI me HDMI UHD Color të caktuar në Ndez mbështet sinjale hyrëse deri në UHD 50P/60P 4:4:4 dhe 4:2:2. Për më tepër informacion, drejtojuni "Rezolucionet e mbështetura për sinjalet hyrëse "UHD"".

"" Kur e lidhni televizorin me pajisje të jashtme që mbështet vetëm frekuenca "UHD 24" ose 30 Hz ose çfarëdo frekuence "FHD", funksioni HDMI UHD Color mund të mos disponohet. Në rast të tillë caktojeni HDMI UHD Color Fik..

Përdorimi i nivelit të zi "HDMI"

Cilësimet Të përgjithshme Administrimi i pajisjeve të jashtme Nivel i zi HDMI

Provo tani

Përdorni Nivel i zi HDMI për të rregulluar nivelin e zi për kompensimin e niveleve të së zezës, kontrastit të ulët ose ngjyrave të zymta të krijuara nga pajisje të jashtme të lidhura me televizorin me kabllo "HDMI".

"" Ky funksion disponohet vetëm kur sinjali hyrës, i lidhur me televizorin nëpërmjet folesë HDMI, caktohet në RGB444.

- 74 -