Kontrolli i gjendjes së lidhjes me internetinCilësimet Të përgjithshme Rrjeti Statusi i rrjetit Provo tani

Shikoni gjendjen aktuale të lidhjes më rrjetin dhe internetin.

Rivendosja e rrjetit

Cilësimet Të përgjithshme Rrjeti Rivendos rrjetin

Rivendos cilësimet e rrjetit në vlerat e fabrikës.

Ndryshimi i emrit të televizorit në rrjet

Cilësimet Të përgjithshme Administrimi i sistemit Emri i Aparatit Provo tani Mund ta ndryshoni emrin e televizorit në rrjet. Zgjidhni Hyrja e përd. në fund të listës dhe ndryshoni emrin.

Zgjidhja e problemeve me lidhjen e internetit

Nëse televizori nuk lidhet me internetin, provoni zgjidhjet e mëposhtme.

Zgjidhja e problemeve me lidhjen kabllore të internetit Provo tani

Pasi të lexoni materialin e mëposhtëm, zgjidhni problemet e lidhjes së internetit me kabllo. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni ofruesin e shërbimit të internetit.

Nuk u gjet kabllo rrjeti

Sigurohuni që kablloja "LAN" është lidhur nga të dyja anët. Nëse është futur në fole, sigurohuni që rrugëzuesi të jetë i ndezur. Nëse është ndezur, provoni ta fikni dhe ta rindizni.

- 14 -