Për të nisur shikimin ose regjistrimin e planifikuar dhe funksione të tjera për një program të renditur në Udhëz., fillimisht lëvizeni kursorin mbi të dhe më pas komandoni telekomandën si më poshtë:

––Për një program që po transmetohet aktualisht: Shtypni dhe mbani butonin e zgjedhjes.

––Për një program të planifikuar për transmetim: Shtypni butonin "Zgjidh".

––Për të kaluar në ekranin Filtri i kanaleve ose Menaxheri i program.: Shtypni butonin .

●● Regjistro: Mund të bëni regjistrimin e një programi aktual.

●● Timeshift: Programi aktual që po shikoni ruhet në një pajisje "USB", në mënyrë që mund ta luani programin, ta ndaloni, ta ktheni mbrapsht ose të ecni shpejt përpara, ta ktheni ngadalë mbrapsht, ta kaloni ngadalë përpara dhe madje të kryeni në të lëvizje të ngadaltë si titull "DVD".

●● Planifiko shikimin: Mund të planifikoni shikimin e një programi me transmetim të planifikuar.

"" Për më shumë informacion rreth shikimit ose Planifiko shikimin, drejtojuni "Konfigurimi i një shikimi të planifikuar".

●● Planifiko regjistrimin: Mund të planifikoni regjistrimin e një programi me transmetim të planifikuar.

"" Për më shumë informacione rreth regjistrimit ose Planifiko regjistrimin, shihni "Regjistrimi i programeve".

●● Modifiko kohën e regjistrimit: Mund të ndryshoni kohën e fillimit dhe të përfundimit të regjistrimeve të një programi të planifikuar.

●● Ndal: Mund të ndaloni regjistrimin ose funksionin "Timeshift" që është duke u ekzekutuar.

●● Anulo shikimin e planifikuar / Anulo regjistrimin e planifikuar: Mund të anuloni shikimet ose regjistrimet e planifikuara.

●● Shfaq detaje: Mund të shihni informacion të detajuar rreth programit të zgjedhur. Informacioni mund të dallojë sipas sinjalit të transmetimit. Nëse informacioni nuk ofrohet me programin, nuk do të shfaqet gjë.

●● Filtri i kanaleve: Mund të zgjidhni një filtër kanalesh nga lista e filtrave për të parë një listë kanalesh të filtruara përkatësisht.

●● Menaxheri i program.: Mund të shikoni ekranin Menaxheri i regjistrimit dhe i planifikimit.

●● Antena: Mund ta ndërroni sinjalin e transmetimit që merret.

- 55 -