Butonat dhe funksionet

Shqyrtoni luajtje mediash të disponueshme, komandat, butonat e regjistrimit dhe përshkrimet për mënyrën se si përdoren.

"" Butonat dhe funksionet e disponueshme mund të ndryshojnë nga materiali që po shikoni apo luani.

Butonat dhe funksionet e disponueshme gjatë luajtjes së përmbajtjeve multimedia

Shtypni butonin e zgjedhjes gjatë luajtjes së cilësdo videoje, fotoje ose përmbajtjeje të regjistruar. Shfaqen butonat e mëposhtëm.

"" Butonat ose funksionet e ofruara mund të ndryshojnë sipas llojit të përmbajtjes multimedia.

●● Pusho / Luaj

Ndërpret ose luan materialet multimedia. Mund të përdorni funksionet e mëposhtme kur videoja ndërpritet.

––Kthim i ngadaltë pas ose Ngadalë përpara: Mundëson luajtjen e videos me ngadalë (1/8, 1/4, 1/2) mbrapsht ose përpara duke zgjedhur butonin ose . Për të rritur deri në 3 herë shpejtësinë mbrapsht ose përpara në modalitetin e ngadaltë, zgjidheni butonin në mënyrë të përsëritur. Për t'u kthyer në shpejtësinë normale, zgjidhni butonin ose shtypni butonin .

●● Përpara / Tjet.

Shfaq skedarin e mëparshme ose vijues multimedia.

●● Kthim pas / Shpejt përpara

Kthen mbrapsht ose përshpejton përpara materialet multimedia. Për të rritur deri në 3 herë mbi normalen shpejtësinë e kthimit mbrapsht ose të përshpejtimit përpara, zgjidhni butonin në mënyrë të përsëritur. Për t'u kthyer në shpejtësinë normale, zgjidhni butonin ose shtypni butonin .

●● Modaliteti 360

Ofron pamje në 360-gradë për videot dhe fotot.

"" Ky funksion nuk mbështetet nga disa formate skedarësh.

●● Përsërit

Luan vazhdimisht materialet aktuale multimedia ose të gjithë skedarët e materialeve multimedia vazhdimisht në të njëjtën dosje.

●● Përziej

Luan skedarët e muzikës në rend të çrregullt.

●● Figura e fikur

Luan materialet multimedia me ekranin e fikur.

●● Rrotullo majtas / Rrotullo djathtas

Rrotullon një foto majtas ose djathtas.

- 125 -