Lidhja me Telekomanda inteligjente "Samsung"

Çiftoni televizorin me Telekomanda inteligjente "Samsung".

Kur e ndizni televizorin për herë të parë, "Telekomanda inteligjente "Samsung"" çiftohet automatikisht me televizorin. Nëse Telekomanda inteligjente "Samsung" nuk çiftohet automatikisht me televizorin, drejtojani sensorit

të telekomandës në televizor dhe më pas shtypni dhe mbani njëherësh butonat dhe për 3 a më shumë sekonda.

"" Disponueshmëria varet nga modeli specifik.

Komandimi i pajisjeve të jashtme me Telekomanda inteligjente "Samsung" - Përdorimi i telekomandës universale

Komandoni televizorin dhe pajisjet e lidhura të jashtme me Telekomanda inteligjente "Samsung".

Burimi Telek. univers.

Mund të kontrolloni pajisjet e jashtme të lidhura me televizorin me anë të telekomandës së televizorit. Për të komanduar pajisjet e jashtme, regjistrojeni duke ndjekur udhëzimet në ekran.

"" Disponueshmëria varet nga modeli specifik.

"" Mund ta përdorni funksionin Anynet+ (HDMI-CEC)edhe për të komanduar pajisjet e jashtme Samsung me telekomandën e televizorit pa konfigurime shtesë.

"" Disa pajisje të jashtme të lidhura me televizorin mund të mos e mbështesin funksionin e telekomandës universale. "" Mos vendosni pengesa përpara pajisjeve të jashtme. Sinjalet e telekomandës mund të mos transmetohen siç duhet. "" Televizori memorizon si pajisjen e jashtme, ashtu dhe folenë e lidhjes ("HDMI 1", "HDMI 2" etj.).

- 31 -