Konfigurimi i Planifiko shikimin

Konfiguroni televizorin që të shfaqë kanale ose programe të caktuara në një kohë dhe datë të caktuar.

Ikona shfaqet përbri programeve të konfiguruara për Shikimin e planifikuar.

Konfigurimi i shikimit të planifikuar për një kanal●● Ekrani i Udhëz.

Në ekranin e Udhëz., zgjidhni një program që dëshironi të shikoni, pastaj shtypni dhe mbani butonin Zgjidh. Zgjidhni Planifiko shikimin në menynë që shfaqet.

●● Ekrani Informacioni i programit

Shtypni butonin Zgjidh ndërsa shikoni televizor. Shfaqet dritarja "Informacioni i programit". Zgjidhni një program me transmetim të planifikuar duke përdorur butonat e drejtimit djathtas ose majtas dhe shtypni e mbani butonin Zgjidh. Mund ta planifikoni shikimin e programit duke zgjedhur Planifiko shikimin.

Anulimi i shikimit të planifikuar

Transmetime të drejtpërdrejta Menaxheri i program. ose Regjistrimet Planifikimet

Fshiji

Shikimi i planifikuar mund të anulohet nëpërmjet Udhëz. ose Smart Hub.

Nga guida e programeve, kaloni te programi dhe shtypni e mbani butonin Zgjidh. Shkoni tek opsioni Anulo Programin dhe shtypni Zgjidh. Kur të ktheheni te guida e programeve, shikimi i planifikuar do të jetë hequr.

Për të përdorur Smart Hub, shtypni butonin për të hapur Smart Hub, shtypni shigjetën lart për të kaluar në rreshtin e sipërm dhe shigjetën djathtas për të kaluar te Menaxheri i program.. Shtypni Zgjidh për të hapur Menaxheri i program.. Shtypni shigjetën lart për të kaluar në menynë e sipërme, e cila ka dy butona, Regjistrimet dhe Planifikimet. Shtypni butonat me shigjetat majtas ose djathtas për të theksuar Planifikimet dhe shtypni Zgjidh. Përdorni shigjetën poshtë për të kaluar në listën e programeve të planifikuara për t'u parë. Kaloni në programin që dëshironi dhe shtypni shigjetën djathtas për të kaluar në një listë opsionesh. Përdorni shigjetat lart dhe poshtë për të lëvizur ndërmjet këtyre opsioneve, derisa të arrini në butonin Fshiji. Shtypni butonin Zgjidh për të hequr shikimin e planifikuar.

- 140 -