●● Përdorni kabllo më të shkurtër se 3 m (10 ft) për të përftuar cilësinë maksimale për shikimin e materialeve në "UHD".

●● Shumë karta grafike të kompjuterëve nuk kanë fole HDMI, por në vend të tyre kanë fole DVI. Nëse kompjuteri nuk mbështet dalje videoje në "HDMI", lidheni me kabllo "HDMI-DVI".

"" Për më tepër informacion, drejtojuni "Lidhja e kompjuterit".

●● Për modelet e mbështetura "One Connect" ose "One Connect Mini", kur televizori lidhet me pajisje të tjera si "DVD/BD" ose "STB" nëpërmjet "HDMI", modaliteti i pritjes i rrjetit do të aktivizohet automatikisht. Në këtë modalitet pritjeje të rrjetit, televizori vazhdon të diktojë dhe të lidhë pajisjet "HDMI". Ky funksion mund të çaktivizohet duke shtypur butonat e mëposhtëm në telekomandë.

––Në Telekomanda inteligjente "Samsung": VOL (butoni i drejtimit lart) (butoni i drejtimit majtas)

(butoni i drejtimit lart) (butoni i drejtimit poshtë) VOL .

––Në telekomandën standarde: (butoni i drejtimit lart) (butoni i drejtimit majtas) (butoni i

drejtimit lart) (butoni i drejtimit poshtë) RETURN.

"" Nëse funksioni është çaktivizuar dhe televizori është fikur, funksioni aktivizohet sërish automatikisht kur rindizet televizori.

Shënime për lidhjen e pajisjeve të zërit

●● Për cilësi më të mirë të zërit do të ishte mirë të përdorej marrës AV.

●● Lidhja e pajisjes me anë të kabllos optike nuk e ndryshon automatikisht daljen e zërit të altoparlantëve të televizorit. Për të ndryshuar daljen e zërit të pajisjes, provoni si më poshtë:

––Përdorni ekranin e Cilësimet e shpejta për të kaluar në pajisjen e lidhur:

Përdorni butonin "Zgjidh" për të zgjedhur Dalja audio/optike në menynë Dalja e zërit. (Cilësimet

butoni i drejtimit lart Dalja e zërit).

––Përdorni ekranin e Cilësimet për të kaluar në pajisjen e lidhur:

Zgjidhni Dalja audio/optike në menynë Dalja e zërit. (Cilësimet Ting. Dalja e zërit).

●● Zhurma e pazakontë që vjen nga pajisja e lidhur e zërit ndërsa e përdorni mund të tregojë probleme me vetë pajisjen e zërit. Nëse ndodh kështu, kërkoni ndihmë nga prodhuesi i pajisjes së zërit.

●● Zëri dixhital disponohet vetëm me transmetime 5,1-kanalëshe.

- 25 -