SHQIP

VENDOSJA E ORËS

Furra juaj me mikrovalë ka një orë të brendshme. Kur lidhet me energjinë, në ekran shfaqet automatikisht “:0”, “88:88” ose “12:00”.

Ju lutemi vendosni orën aktuale. Ora mund të shfaqet ose në formatin me 24 orë ose me 12 orë. Ju duhet të vendosni orën:

Kur instaloni fillimisht furrën tuaj me mikrovalë

Pas një ndërprerje të energjisë

Mos harroni të rivendosni orën kur kaloni nga periudha e verës në periudhën e dimrit dhe anasjelltas.

Funksioni automatik i kursimit të energjisë

Nëse nuk zgjidhni ndonjë funksion kur pajisja është në mes të cilësimit ose funksionimit në gjendje përkohësisht të ndaluar, funksioni anulohet dhe ora do të shfaqet pas 25 minutash.

Llamba e furrës do të fiket pas 5 minutash kur dera është e hapur.

1.Për të afishuar orën në...

Formatin me 24 orë

Formatin me 12 orë

Shtypni një ose dy herë butonin Clock (Ora).

2.Caktoni orën me butonin h dhe minutat me butonin

min.

3.Kur shfaqet ora e saktë, shtypni sërish butonin

Clock (Ora) për të nisur orën.

Rezultati: Ora shfaqet sa herë që nuk përdorni furrën me mikrovalë.

SI PUNON FURRA ME MIKROVALË

Mikrovalët janë valë elektromagnetike me frekuencë të lartë; energjia e çliruar mundëson gatimin ose ringrohjen e ushqimit pa i ndryshuar as formën as ngjyrën.

Furrën me mikrovalë mund ta përdorni për:

Shkrirje

Ringrohje/Gatim të çastit

Gatim

Parimi i gatimit.

1.Mikrovalët e prodhuara nga magnetroni shpërndahen njëtrajtshëm me rrotullimin e ushqimit në pjatën

rrotulluese. Kështu ushqimi gatuhet në mënyrë të njëtrajtshme.

2. Mikrovalët përthithen nga ushqimi deri në një thellësi prej 1 inç (2,5 cm). Pastaj vazhdon gatimi ndërsa nxehtësia shpërndahet brenda ushqimit.

3.Koha e gatimit ndryshon sipas marrësit dhe karakteristikave të ushqimit:

Sasia dhe dendësia

Përmbajtja e ujit

Temperatura fillestare (ngrirë ose jo)

Duke qenë se qendra e ushqimit gatuhet me shpërndarje të nxehtësisë, gatimi vazhdon edhe pasi e keni nxjerrë ushqimin nga furra. Kohët e qëndrimit të përcaktuara në receta dhe në këtë libërth duhet respektuar për të garantuar:

Gatimin e njëtrajtshëm të ushqimit deri në qendër.

Temperaturën e njëjtë brenda gjithë ushqimit

14

GE73A-BOL_DE68-04050B-04_SQ.indd 14

 

 

2013-09-16 �� 6:56:25