Dridhje: Cakto kur do të dridhjet pajisja për ngjarje të ndryshme.

Vëllimi: Rregulloni nivelin e volumit për zilet e telefonatave, muzikën dhe videot, tingujt e sistemit të telefonit, dhe zilet e njoftimeve.

Toni i ziles i telefonit: Zgjidhni një zile telefoni për t’ju lajmëruar për telefonatat hyrëse.

Toni i ziles për njoftimet: Zgjidhni një zile për t’ju lajmëruar për ngjarje, si mesazhet hyrëse, telefonatat e humbura dhe alarmet.

Ton-prekje të dëgjueshme: Caktoni pajisjen që të tingëllojë kur prekni butonat në ekranin e telefonimit.

Përzgjedhje e dëgjueshme: Caktoni pajisjen të tingëllojë kur zgjidhni një aplikacion ose opsion në ekranin me prekje.

Tingujt e bllokimit të ekranit: Caktoni pajisjen të tingëllojë kur bllokoni ose zhbllokoni ekranin me prekje.

Feedback haptik: Caktoni pajisjen të dridhet kur prekni butonat.

Intensiteti i dridhjes: Rregulloni forcën e dridhjes të feedback-ut haptik.

Ekrani

Ndryshoni cilësimet për ekranin.

Sfondet:--Sfondi i ekranit bazë: Zgjidhni një figurë sfondi për ekranin joaktiv.--Blloko sfondin e ekranit: Zgjidhni një figurë sfondi për ekranin e bllokuar.

Stili i shkronjës: Ndryshoni stilin e shkronjës për tekstin e ekranit. Mund të shkarkoni stile shkronjash nga Android Market duke zgjedhur Merr fonte në internet.

Cilësimet 121