Nëse përdorni aparat ndihmës për dëgjimin, kontaktoni me prodhuesin e tij për informacion rreth ndërhyrjeve të radios

Disa aparate ndihmëse për dëgjimin mund të kenë ndërhyrje nga radiofrekuenca e pajisjes tuaj. Kontaktoni me prodhuesin për të garantuar sigurinë e aparatit tuaj ndihmës për dëgjimin.

Fikeni pajisjen në mjedise ku ekziston mundësia e shpërthimit

Në vend që të hiqni baterinë, fikeni pajisjen tuaj në mjedise ku ekziston mundësia e shpërthimit.

Gjithnjë zbatoni rregullat, udhëzimet dhe sinjalizimet në mjedise ku ekziston mundësia e shpërthimit.

Mos e përdorni pajisjen tuaj në pikat e furnizimit me karburant (pikat e shërbimit), pranë karburanteve ose kimikateve, dhe ne zona esploduese.

Mos ruani dhe mos transportoni lëngje të ndezshme, gaze ose materiale shpërthyese në të njëjtin vend me pajisjen, pjesët ose aksesorët e saj.

Fikeni pajisjen kur ndodheni në avion

Përdorimi i pajisjes suaj në avion është i paligjshëm. Pajisja juaj mund të ndërhyjë me instrumentet elektronike të drejtimit të avionit.

Pajisjet elektronike të një automjeti mund të pësojnë problem funksionimi për shkak të radiofrekuencës së pajisjes suaj

Pajisjet elektronike të veturës suaj mund të pësojnë problem funksionimi për shkak të radiofrekuencës së pajisjes suaj. Kontaktoni me prodhuesin për më shumë informacion.

Veproni në përputhje me të gjitha paralajmërimet dhe rregullat e sigurisë për sa i përket përdorimit të pajisjeve celulare gjatë drejtimit të mjetit

Gjatë drejtimit të automjetit, drejtimi i sigurt i tij është përgjegjësia juaj e parë. Mos e përdorni kurrë pajisjen tuaj celulare gjatë drejtimit të automjetit, nëse kjo gjë ndalohet me ligj. Për sigurinë tuaj dhe sigurinë e të tjerëve, ndiqni gjykimin e shëndoshë dhe mbani parasysh këto këshilla:

Përdorni pajisje pa përdorimin e duarve.

Njihuni me pajisjen tuaj dhe veçoritë e saj praktike, si thirrja e shpejtë dhe rithirrja. Këto veçori ju ndihmojnë në uljen e kohës së nevojshme për kryerjen apo marrjen e telefonatave në pajisjen tuaj celulare.

Mbajeni pajisjen në vende ku arrihet lehtë. Bëni të mundur përdorimin e pajisjes me valë pa i lëvizur sytë nga rruga. Nëse merrni telefonatë në kohë të papërshtatshme, lini postën zanore të përgjigjet për ju.

Bëjani të ditur personit me të cilin po flisni se jeni duke drejtuar automjetin. Pezullojini thirrjet në kushte trafiku të rënduar apo me mot të keq. Shiu, borima, bora, akulli dhe trafiku i rënduar shfaqin rrezikshmëri.

Mos shënoni dhe mos kërkoni për numra telefonash. Shënimi i një liste "detyrash" ose kërkimi në librin e adresave mund t'ju heqë vëmendjen nga përgjegjësia juaj kryesore e drejtimit të sigurt të automjetit.

138Masat paraprake të sigurisë