Ndriçimi: Rregulloni ndriçimin e ekranit.

Rrotullo ekranin automatikisht: Cakto nëse dëshiron ose jo përmbajtjen e ekranit të rrotullohet automatikisht kur rrotullohet pajisja.

Animacion: Caktoni pajisjen që të shfaqë animacione kur kaloni midis dritareve.

Kohëvonesa e ekranit: Caktoni kohëzgjatjen që pajisja pret para se të fikë dritën e ekranit.

Regj. i kurs. të rrymës: Aktivizoni Regj. i Kurs. të Rrymës: Në profilin e kursimit të Rrymës, pajisja kursen energji duke rregulluar balancin e bardhësisë në ekran dhe nivelin e ndriçimit.

TV-out: Zgjidhni një sistem kodimi videosh të televizorit tuaj për lidhjet e duhura të televizorit. p. 99

Kalibrimi horizontal: Kalibroni shpejtësimatësin për të rregulluar aksin horizontal të pajisjes për njohje më të mirë të lëvizjeve.

Vendndodhja dhe siguria

Ndryshoni cilësimet për të siguruar pajisjen tuaj dhe kartën SIM ose USIM, dhe funksionalitetin e GPS.

Përdor rrjete pa tel: Caktoni të përdorni WLAN dhe/ose rrjetet celulare për të gjetur vendndodhjen tuaj.

Përdor satelitë GPS: Caktoni të përdorni satelitin GPS për të gjetur vendndodhjen tuaj.

Përdorni ndihmën e sensorëve: Caktoni të përdorni sensorët për të rritur pozicionimin këmbësor kur pengohet sinjali GPS. Mund të ketë ndryshime midis llogaritjeve të sensorit dhe vendndodhjes tuaj aktuale.

Vendos bllok. e ekranit: Cakto kodin e sigurisë të zhbllokimit. Kur të keni caktuar kodin tuaj të sigurisë, ky opsion ndryshon në Ndrysho bllok. e ekranit.

--Asnjë: Çaktivizoni bllokimin e ekranit.

--Modeli: Caktoni një model të zhbllokuar ekranin.

122Cilësimet