Montimi

Shpaketo

Kontrolloni kutinë e produktit tuaj për elementet vijuese:

Pajisja celulare

Bateria

Përshtatësi i udhëtimit (ngarkuesi)

Udhëzimi për fillimin e shpejtë

Përdorni vetëm softuer të aprovuar nga Samsung. Softuerët pirate ose të jashtëligjshme mund të shkaktojnë dëmtime ose keqfunksionime të cilat nuk mbulohen nga garancia e prodhuesit.

Elementet e pajisura me pajisjen tuaj mund të ndryshojn në varësi të softuesit dhe pajisjeve shtesë që disponohen në rajonin tuaj ose ofrohen nga ofruesi i shërbimit tuaj.

Mund të merrni pajisje shtesë nga tregtari lokal i Samsung-ut.

Aksesorët e dhënë bashkë me telefonin funksionojnë më së miri me pajisjen tuaj.

Aksesorët e tjerë përveç atyre të dhëna mund të mos jenë të pajtueshme me pajisjen tuaj.

Instaloni kartën SIM ose USIM dhe baterinë

Kur abonoheni në një shërbim celular, do të merrni një Modul Identiteti të Abonentit, kartë (SIM), me detaje të abonimit, si numri personal i identifikimit (PIN) dhe shërbime fakultative. Për të përdorur shërbimet UMTS ose HSDPA, mund të

blini një kartë (USIM) të Modulit Universal të Identitetit të Abonentit.

10Montimi