Mos e çmontoni, mos e ndryshoni apo riparoni pajisjen tuaj

Ndryshimet apo modifikimet mbi pajisjen tuaj mund ta bëjnë të pavlefshme garancinë e prodhuesit. Për shërbim, dërgojeni pajisjen tuaj në një qendër shërbimi Samsung.

Mos e çmontoni ose mos e shponi baterinë, pasi kjo mund të shkaktojë shpërthim ose zjarr.

Mos vizato apo vendosni ndonjë afishe në pajisjen tuaj

Ngjyra apo afishet mund të pengoj pjesën lëvizëse dhe parandaloj operimin e duhur. Nëse jeni alergjik ndaj ngjyrës apo pjesëve metalike të produktit, ju mund të keni kruarje, ekzemë apo ënjtje në lëkurën tuaj. Kur kjo mund të ndodhë, mos e përdorni më produktin dhe konsultohuni me mjekun tuaj.

Gjatë pastrimit të pajisjes suaj

Fshijeni pajisjen apo ngarkuesin me peshqir apo gomë.

Pastroni kontaktet e baterisë me pambuk apo peshqir.

Mos përdorni kimikate apo solucione larëse.

Mos e përdorni pajisjen nëse ekrani është i krisur ose i thyer

Xhami i thyer ose akriliku mund të dëmtojë duart ose fytyrën tuaj. Dërgojeni pajisjen në një qendër shërbimi Samsung për riparim.

Mos e përdorni pajisjen për funksione të tjera nga përdorimi i synuar

Mos shqetësoni të tjerët kur përdorni pajisjen në publik Mos i lejoni fëmijët të përdorin pajisjen tuaj

Pajisja juaj nuk është lodër. Mos i lejoni fëmijët të luajnë me të pasi mund të lëndojnë veten ose të tjerët, të dëmtojnë pajisjen, ose të bëjnë telefonata duke ju rritur shpenzimet.

Instalojini me kujdes aparatet dhe pajisjet celulare

Sigurohuni që çdo aparat celular apo pajisje në funksion të tij që është instaluar në automjetin tuaj të jetë montuar në mënyrë të sigurt.

Mos e vendosni pajisjen tuaj dhe aksesorët pranë ose në zonën e hapjes së jastëkëve të ajrit. Pajisjet pa tela që nuk janë instaluar siç duhet mund të shkaktojnë lëndim serioz nëse jastëkët e ajrit fryhen menjëherë.

Lejoni vetëm personelin e kualifikuar që të kryejë shërbimin e pajisjes suaj

Lejimi i personelit të pakualifikuar për kryerjen e shërbimit në pajisjen tuaj mund të çojë në dëmtimin e pajisjes dhe do ta bëjë të pavlefshme garancinë nga prodhuesi.

Mbajini me kujdes kartat SIM ose kartat e memories

Mos e hiqni kartën ndërkohë që pajisja është duke transferuar ose duke marrë informacion, sepse kjo mund të çojë në humbjen e të dhënave dhe/ose në dëmtimin e kartës ose të pajisjes.

142Masat paraprake të sigurisë