Telefononi kur duhet dhe vlerësoni trafikun. Telefononi kur nuk jeni në lëvizje ose përpara se të futeni në trafik. Përpiquni të planifikoni telefonatat për çastet kur vetura juaj do të jetë e ndaluar. Nëse ju duhet të telefononi patjetër, formoni çdo herë nga pak numra ndërsa kontrolloni rrugën dhe pasqyrat.

Mos u angazhoni në biseda stresuese ose emocionuese që mund t'ju heqin vëmendjen nga rruga. Bëjuani të ditur personave me të cilët bisedoni se jeni duke drejtuar automjetin dhe pezullojini bisedat që duken se mund t'ju heqin vëmendjen nga rruga.

Përdorni pajisjen tuaj për të kërkuar ndihmë. Formoni numrin lokal të urgjencës në raste kur ka rënë zjarr, aksidenti rrugor apo të urgjencave mjekësore.

Përdorni pajisjen tuaj për të ndihmuar të tjerët në raste urgjence. Nëse jeni dëshmitar i një aksidenti rrugor, një krimi në zhvillim e sipër, apo një rasti të rëndë ku jetë njerëzish janë në rrezik, telefononi numrin lokal të urgjencës.

Telefononi ndihmën rrugore apo numrin e posaçëm për ndihmë jo-urgjente, kur është e nevojshme. Nëse shikoni një automjet të prishur që nuk paraqet rrezik të lartë, sinjalistikë të dëmtuar rrugore, një aksident të lehtë rrugor ku nuk ka të plagosur, apo një automjet për të cilin jeni në dijeni se është

i vjedhur, telefononi ndihmën rrugore ose cilindo numër të posaçëm për ndihmë jo-urgjente.

Kujdesi i duhur dhe përdorimi i pajisjes suaj celulare

Mbajeni pajisjen të thatë

Lagështia dhe të gjithë llojet e lëngjeve mund të dëmtojnë pjesë të pajisjes ose qarqet elektronike.

Mos e ndizni pajisjen tuaj nëse është e lagur. Nëse pajisja juaj është e ndezur tashmë, menjëherë fikeni dhe hiqini baterinë (nëse pajisja nuk fiket ose nuk mund të hiqni baterinë, lëreni si është). Atëherë, thajeni pajisjen me peshqir dhe dërgojeni në një qendër shërbimi.

Lëngjet i ndryshojnë ngjyrën etiketës së posaçme që tregon dëmtim nga uji në brendësi të pajisjes. Dëmtimi i pajisjes tuaj nga uji mund ta bëjë të pavlefshme garancinë e prodhuesit.

Mos e përdorni ose mos e ruani pajisjen tuaj në vende me pluhur dhe papastërti

Pluhuri mund t'i shkaktojë avari pajisjes tuaj.

Mos e ruani pajisjen tuaj në vende të pjerrëta

Nëse pajisja bie, ajo mund të dëmtohet.

Masat paraprake të sigurisë 139