Vendos fjalëkalimin: Krijoni dhe konfirmoni një fjalëkalim për përdorimin e kredencialeve.

Pastro memorien: Fshini përmbajtjet e kredencialeve nga pajisja dhe rivendosni fjalëkalimin.

Aplikacione

Ndryshoni cilësimet për menaxhimin e aplikacioneve të instaluara.

Burime të panjohura: Zgjidhni të shkarkoni aplikacione nga çdo burim. Nëse nuk zgjidhni këtë opsion, mund të shkarkoni aplikacione vetëm nga Android Market.

Trajto aplikacionet: Hyni në listën e aplikacioneve të instaluara në pajisje dhe kontrolloni informacionet e aplikacionit.

Shërbime në ekzekutim: Shikoni shërbimet që po përdorni dhe hapini ato për t’i menaxhuar.

Përdorimi i memories: Shikoni memorien e disponueshme dhe memorien e përdorur nga aplikacionet në pajisjen tuaj dhe kartën e memorjes.

Përdorimi i baterisë: Shikoni sasinë e energjisë të konsumuar nga aplikacionet e hapura.

Zhvillim:

--USB debugging: Zgjidhni të lidhni pajisjen tuaj me një kompjuter duke përdorur kabllin e të dhënave të kompjuterit. Kjo është për zhvillimin e aplikacioneve.

--Lejo vendndodhje të simuluara: Lejoni vendndodhjet e simuluara dhe informacione shërbimi që t’i dërgohen një shërbimi Menaxheri Vendndodhjeje për testim. Kjo është për zhvillimin e aplikacioneve.

Samsung Apps: Zgjidhni një lidhje rrjeti (rrjet Wi-Fi ose paketë të dhënash) për të marrë njoftime për aplikacionet e reja nga Samsung Apps.

Kjo veçori mund të jetë e padisponueshme në varësi të rajonit tuaj ose ofruesit të shërbimit.

124Cilësimet