XT9: Aktivizoni profilin XT9 për të formuar tekst duke përdorur profilin e futjes Parashikuese.

Percaktimet e përparuara të XT9: Aktivizoni veçoritë e avancuara të profilit XT9 si plotësimi automatik, korrigjimi automatik ose zëvendësimi automatik, dhe ndërtoni listën tuaj të fjalëve.

Fshirja e bllokut të butonave: Aktivizoni ose çaktivizoni veçorinë e fshirjes të bllokut të tasteve për profiline futjes së tekstit. Mund të kaloni midis profileve të futjes duke rrëshkitur majtas ose djathtas në tastierë.

Fillo automatikisht me shkronjë të madhe: Caktoni pajisjen të kapitalizojë automatikisht shkronjën e parë pas një shenje finale pikësimi, si pika, pikëpyetja, ose pikëçuditësja.

Percaktimet e opsioneve te shkrimit me dorë: Personalizoni kohën e njohjes në profilin e Shkrimit me dorë.

Futja e zërit: Aktivizoni veçorinë e futjes të zërit për të futur tekst me zë në tastierën Samsung.

Vendos pikë automatikisht: Caktoni pajisjen të futë një pikë kur goditni dy herë shufrën e hapësirës.

Program udhëzues: Mësoni si të futni tekst me tastierën Samsung.

Hyrja dhe dalja e zërit

Ndryshoni cilësimet për njohësin e zërit dhe veçorinë tekt- në-fjalë.

››Cilësimet e njohjes së zërit

Language: Zgjidhni një gjuhë për njohjen e zërit Google.

SafeSearch: Caktoni pajisjen që të filtrojë tekstet dhe/ose imazhet fyese nga rezultatet e kërkimit me zë.

Block offensive words: Fshih fjalët fyese që pajisja juaj ka njohur nga rezultatet e kërkimit me zë.

Cilësimet 127