Ikona: Shtojini shkurtore sendeve, si aplikacionet, faqeshenueset dhe kontakteve.

Skedaret: Krijoni një skedar të ri ose shtoni skedarë për kontaktet tuaj.

Sfondet: Vendosni një figurë sfondi.

Artikujt e disponueshëm mund të ndryshojnë në ekranin aktual joaktiv.

››Lëvizni sendet në ekranin fillestar

1 Mbani shtypur një send për ta lëvizur derisa ai të duket ngjyrë gri.

2 Tërhiqeni sendin në vendin që dëshironi.

››Hiqini sendet nga ekrani fillestar

1

Mbani shtypur një send për ta hequr.

2

Shfaqet koshi i plehrave në fund të ekranit.

Tërhiqni një send për ta hedhur në koshin e plehrave.

3

Kur sendi të bëhet i kuq, lëshojeni.

››Përdorni panelin e shkurtoreve

Në modalitetin Joaktiv ose kur përdorni një program, goditni vendin e ikonave treguese dhe tërhiqeni gishtin poshtë për të hapur panelin e shkurtoreve. Mund të aktivizoni ose çaktivizoni veçoritë e lidhjeve pa tela dhe të hapni një listë njoftimesh, si mesazhet e reja, telefonatat, ngjarjet dhe statusi i proceseve. Për të fshehur listën, tërhiqeni lart fundin e listës.

Nga paneli i shkurtoreve, mund të përdorni opsionet e mëposhtme:

WiFi: Aktivizoni ose çaktivizoni veçorinë e lishjes WLAN. p. 94

Bluetooth: Aktivizoni ose çaktivizoni veçorinë e lidhjes pa tela Bluetooth. p. 92

GPS: Aktivizoni ose çaktivizoni veçorinë e GPS.

24Fillimi