Për të caktuar përcjelljen e telefonatave për telefonatat video,

1 Në gjendjen Joaktive, hapni listën e aplikacioneve dhe zgjidhni Cilësimet Cilësimet e telefonatës Videotelefonatë Përcjellje e thirrjeve video.

2 Zgjidhni një kusht.

3 Formoni një numër në të cilin do të drejtohen telefonatat dhe zgjidhni Aktivizo.

Parametri juaj do t'i dërgohet rrjetit.

Cakto bllokimin e telefonatave

Bllokimi i telefonatave është një veçori e rrjetit për të ndaluar disa lloje të caktuara telefonatash për të mos lejuar të tjerët që të bëjnë telefonata me pajisjen tuaj.

1 Në gjendjen Joaktive, hapni listën e aplikacioneve dhe zgjidhni Cilësimet Cilësimet e telefonatës Telefonatë zanore Bllokimi i telefonatave.

Për një telefonatë video, zgjidhni Cilësimet Cilësimet e telefonatës Videotelefonatë Ndalimi i videotelefonatave.

2

Zgjidhni një lloj telefonatash për t'i ndaluar.

3

Formoni një fjalëkalim për bllokimin e telefonatave dhe

 

zgjidhni OK.

Parametri juaj do t'i dërgohet rrjetit.

Cakto telefonatat në ardhje

Telefonatat në ardhje është një veçori rrjeti për t'ju lajmëruar për një telefonatë hyrëse ndërkohë që tashmë jeni në një telefonatë.

Në gjendjen Joaktive, hapni listën e aplikacioneve dhe zgjidhni Cilësimet Cilësimet e telefonatës Telefonatë zanore Telefonata në ardhje. Parametri juaj do t'i dërgohet rrjetit.

Kjo veçori është e disponueshme vetëm për telefonatat zanore.

Komunikimi 43