Hedhja e këtij produkti sipas rregullave

(Hedhja e Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike)

(Zbatohet në Bashkimin Europian dhe në vendet e tjera të Europës që kanë sisteme të ndara për mbledhjen e mbeturinave)

Kjo shenjë mbi produkt, mbi aksesorë ose mbi dokumentacion tregon se produkti dhe aksesorët e tij elektronikë (p.sh. karikuesi, ndëgjueset, kablloja USB), kur iu ka ardhur fundi i përdorimit, nuk duhet të hidhen tek të njëjtat vende ku hidhen mbeturinat e

tjera shtëpiake. Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të mjedisit ose të shëndetit të njerëzve nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi që t’i ndani këto sende nga llojet e tjera të mbeturinave dhe t’i ricikloni ato me përgjegjësi për të nxitur ripërdorimin e vazhdueshëm të burimeve materiale.

Përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë nga i cili e kanë blerë këtë produkt, ose zyrën e qeverisjes së tyre lokale, për të dhëna rreth vendit dhe mënyrës së dërgimit të këtyre sendeve për një riciklim që respekton mjedisin.

Përdoruesit e bizneseve duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të shqyrtojnë termat dhe kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe aksesorët e tij elektronikë, kur të hidhen, nuk mund të përzihen me mbeturina të tjera komerciale.

Flakja korrekte e baterive të këtij produkti

(E aplikueshme në Bashkimin Evropian dhe vende të tjera të Evropës me sisteme të ndara të mbledhjes)

Kjo shenjë mbi bateri, manual apo paketim tregon se bateritë e këtij produkti në fund të jetës së tyre nuk duhet të flaken bashkë me mbeturinat e tjera shtëpiake. Aty ku shënohen, simbolet Hg, Cd

apo Pb tregojnë se bateria përmban Mërkur, Kadmium, ose çon sipër niveleve referencë të Direktivës 2006/66 të KE. Nëse bateritë nuk flaken në mënyrë të përshtatshme, këto substanca mund të shkaktojnë dëm ndaj shëndetit njerëzor ose ndaj ambientit.

Për të mbrojtur burimet natyrore dhe për të promovuar ripërdorimin e materialit, ju lutemi të ndani bateritë veç nga llojet e tjera të mbeturinave dhe t’i ricikloni ato me anë të sistemit tuaj lokal të rikthimit të baterive.

144Masat paraprake të sigurisë