Telefonatat dalëse nuk po lidhen

Sigurohuni që të keni shtypur butonin e thirrjes.

Sigurohuni që të përdorni rrjetin celular të duhur.

Sigurohuni që të mos keni caktuar ndalimin e telefonatave për numrin e telefonit.

Telefonatat hyrëse nuk po lidhen

Sigurohuni që pajisja juaj të jetë e ndezur.

Sigurohuni që të përdorni rrjetin celular të duhur.

Sigurohuni që të mos keni caktuar ndalimin e telefonatave hyrëse për numrin e telefonit.

Të tjerët nuk mund të të dëgjojnë kur flisni në një telefonatë

Sigurohuni që nuk po mbuloni mikrofonin e telefonit.

Sigurohuni që mikrofoni të jetë afër me gojën tuaj.

Nëse po përdorni një kufje, sigurohuni që të jetë lidhur si duhet.

Cilësia audio është e dobët

Sigurohuni që nuk jeni duke bllokuar antenën e brendshme të pajisjes.

Kur ndodheni në zona me sinjale të dobëta ose pak valë, mund të humbni sinjalin. Zhvendosuni në një zonë tjetër dhe provoni përsëri.

Kur telefonoj nga kontaktet, telefonata nuk lidhet.

Sigurohuni që numri i duhur të jetë i ruajtur në listën e kontakteve.

Riformoni dhe ruani numrin, nëse është e nevojshme.

Sigurohuni që të mos keni caktuar ndalimin e telefonatave për numrin e telefonit të kontaktit.

Pajisja jep sinjal dhe ikona e baterisë vezullon.

Bateria juaj ka rënë. Ringarkoni ose zëvendësoni baterinë për të vazhduar përdorimin e pajisjes.

132Zgjidhje e problemeve