Cilësimet e telefonatës

Personalizoni cilësimet për veçoritë e telefonimit.

››Të gjitha telefonatat

Shfaq numrin tim: Tregoni numrin tuaj të telefonit marrësve (Duhet të futni një kartë SIM ose USIM për të përdorur këtë veçori).

Refuzim automatik: Aktivizoni ose ç’aktivizoni veçorinë e refuzimit automatik dhe specifikoni një listë telefonuesish për të refuzuar automatikisht.

Thirrja e përgjigjes: Caktoni pajisjen që t’i përgjigjet telefonatave duke shtypur tastin Bazë ose të përgjigjet automatikisht pas një periudhe të caktuar (e mundshme vetëm kur është e lidhur një kufje).

Telefono me prefiks: Aktivizoni telefonimin me prefiks dhe caktoni numrat e telefonimit me prefiks.

Refuzoje telefonatën me mesazh: Zgjidhni një mesazh që do t’i dërgohet një telefonuesi kur ju refuzoni telefonatën.

Tonet e statusit të telefonatës: Aktivizoni ose çaktivizoni tonin e lidhjes të telefonatës, tonin e kujtuesit të minutave, ose tonin e shkëputjes të telefonatës.

Dridhja e thirrjes në dalje: Caktoni pajisjen që të dridhet kur pala tjetër i përgjigjet një telefonate.

Sinjalizimet gjatë telefonatës: Aktivizoni ose çaktivizoni një sinjalizim për ngjarjet gjatë një telefonate.

››Telefonatë zanore

Përcjellje e telefonatave: Devijoni telefonatat në hyrje në një numër tjetër.Bllokimi i telefonatave: Bllokoni telefonatat hyrëse ose dalëse.

Telefonata në ardhje: Përcaktoni opsionet për marrjen e një telefonate ndërkohë që tashme jeni në një telefonatë tjetër.

Ritelefonim automatik: Aktivizoni ritelefonimin automatik për të ritelefonuar automatikisht një telefonatë që nuk u lidh ose u ndërpre gjatë një telefonate.

Cilësimet 119