Llogaritë dhe sinkronizimi

Ndryshoni cilësimet për veçorinë e sinkronizimit automatik ose manaxhoni llogaritë për sinkronizim.

Të dhëna në sfond: Zgjidhni këtë cilësim për të përdorur veçorinë e sinkronizimit automatik. Sinkronizimi automatik do të funksionojë në sfond pa hapur aplikacione dhe do të sinkronizojë të dhënat.

Sinkronizim automatik: Caktoni pajisjen që të sinkronizojë të dhënat e kontakteve, kalendarit dhe email automatikisht.

Privatësia

Ndryshoni cilësimet për menaxhimin e cilësimeve dhe të dhënave tuaja.

Rezervo të dhënat e mia: Rezervoni cilësimet e pajisjes tuaj në Google server.

Rivendosje automatike: Caktoni pajisjen të rivendosë të dhënat e aplikacioneve që keni rezervuar kur ishin të instaluara në pajisjen tuaj.

Ricilësim në parametrat e fabrikës: Rivendosni cilësimet tuaja në vlerat default të fabrikës dhe fshini gjithë të dhënat tuaja.

Memoria e kartes SD dhe e telefonit

Kontrolloni informacionet e memorjes të kartave të kujtesës dhe pajisjes tuaj, dhe formatoni memorjen e brendshme ose të jashtme.

Vendi & teksti

Ndryshoni cilësimet për futjen e tekstit.

››Përzgjidh vendin

Zgjidhni një gjuhë shfaqjeje për të gjitha menytë dhe aplikacionet.

Cilësimet 125