Mbrojini kartat nga tronditjet e forta, elektriciteti statik dhe zhurma elektrike që buron nga pajisje të tjera.

Mos i prekni kontaktet ngjyrë ari ose terminalet me gishta ose me objekte metalike. Nëse bëhet pis, pastrojeni kartën me një copë të butë.

Siguroni lidhjen me shërbimet e emergjencës

Telefonatat e urgjencës nga pajisja juaj mund të mos jenë të mundura në disa zona ose rrethana. Para se të udhëtoni në zona të largëta ose të pazhvilluara, planifikoni një metodë alternative për të kontaktuar personelin e shërbimit të emergjencës.

Të jetë i sigurt për të mbështetur të dhëna të rëndësishme

Samsung nuk është përgjegjës për humbjen e të dhënave.

Të mos shpërndahet materiali i mbrojtur me të drejtë të autorit

Mos shpërndani materialin e mbrojtur me të drejtë të autorit që ju keni inçizuar të tjerëve pa leje të pronarëve të atij materiali. Në këtë mënyrë mund të shkelni ligjet e së drejtës së pronësisë. Prodhuesi nuk mbanë përgjegjësi për çfaredo qështje juridike që kanë ardhur si rrjedhojë nga përdorimi ilegal i përdoruesit të materialit me të drejtë të autorit.

Informacioni mbi certifikimin e Koeficientit Specifik të Absorbimit (SAR)

Pajisja juaj është në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian (BE) që kufizojnë ekspozimin e njerëzve ndaj energjisë së radiofrekuencave (RF) që emetohen nga pajisjet e radios dhe të telekomunikacionit. Këto standarde parandalojnë shitjen e pajisjeve celulare që kalojnë nivelin maksimal të ekspozimit (të njohur si Koeficienti Specifik i Absorbimit ose SAR) prej 2,0 W/kg.

Gjatë testimit, vlera maksimale SAR e regjistruar për këtë model ishte

0,346 W/kg. Në përdorim normal, SAR-i real ka gjasa të jetë shumë më i ulët, meqenëse pajisja është ndërtuar të emetojë vetëm energjinë RF që nevojitet për të transmetuar një sinjal në stacionin bazë më të afërt. Duke emetuar automatikisht nivele të ulëta aty ku është e mundur, pajisja zvogëlon ekspozimin tuaj të përgjithshëm ndaj energjisë RF.

Deklarata e Konformitetit në pjesën e pasme të këtij manuali tregon se pajisja juaj është në përputhje me Direktivën Evropiane për Pajisjet Radio & Terminale të Telekomunikimeve (R&TTE). Për më shumë informacion rreth SAR-it dhe standardeve përkatëse të BE-së, vizitoni faqen e internetit të Samsung.

Masat paraprake të sigurisë 143