Mos i shtypni dhe mos i shponi kurrë bateritë. Shmangni ekspozimin e baterive ndaj presionit të lartë të jashtëm, gjë e cila mund të shkaktojë qark të shkurtër të brendshëm dhe mbinxehje.

Mbroni pajisjen, bateritë dhe ngarkuesit nga dëmtimi

Shmangni ekspozimin e pajisjes suaj dhe të baterive ndaj temperaturave shumë të ftohta apo shumë të nxehta.

Temperaturat ekstreme mund të shkaktojnë deformim të pajisjes dhe të ulin kapacitetin e ngarkimit, si dhe të shkurtojnë jetëgjatësinë e pajisjes suaj dhe të baterive.

Parandaloni kontaktin e baterive me objekte metalike, sepse kjo mund të krijojë një lidhje midis terminaleve + dhe – të baterive tuaja dhe mund të çojë në dëmtim të përkohshëm ose të përhershëm të baterisë.

Mos përdorni kurrë një ngarkues ose bateri të dëmtuar.

Kujdes: Ndiqni të gjitha paralajmërimet dhe rregullat e sigurisë kur përdorni pajisjen në zona me kufizim përdorimi

Fikeni pajisjen aty ku ndalohet përdorimi

Veproni në përputhje me të gjitha rregullat që kufizojnë përdorimin e pajisjes në një zonë të caktuar.

Mos e përdorni pajisjen tuaj pranë pajisjeve të tjera elektronike

Pjesa më e madhe e pajisjeve elektronike përdorin sinjale në frekuenca radioje. Pajisja juaj mund të ndërhyjë në funksionimin normal të pajisjeve të tjera elektronike.

Mos e përdorni pajisjen tuaj pranë stimuluesve kardiakë

Nëse është e mundur shmangni përdorimin e pajisjes tuaj brenda një rrezeje 15 cm pranë stimuluesve kardiakë, pasi pajisja mund të ndërhyjë në funksionimin normal të stimuluesit.

Nëse duhet patjetër të përdorni pajisjen, mbani të paktën 15 cm distancë nga stimuluesi kardiak.

Për të ulur sa më shumë të jetë e mundur ndërhyrjen në funksionimin e stimuluesit kardiak, përdoreni pajisjen tuaj në anën tjetër të trupit të tuaj nga ku ndodhet stimuluesi kardiak.

Mos e përdorni pajisjen tuaj në spitale ose pranë pajisjeve mjekësore që mund të kenë probleme të ndërhyrjes nga radiofrekuencat

Nëse ju vetë përdorni pajisje mjekësore, kontaktoni me prodhuesin e saj për të garantuar sigurinë e pajisjes suaj në lidhje me radiofrekuencat.

Masat paraprake të sigurisë 137