Cilësimet

Hyni në menunë e Cilësimeve

1 Në modalitetin Joaktiv, hapni listën e aplikacioneve dhe zgjidhni Cilësimet.

2 Zgjidhni një kategori cilësimesh dhe zgjidhni një opsion.

Rrjeti dhe lidhja me valë

Ndryshoni cilësimet për lidhjen rrjetit pa tela.

››Profili Fluturim

Çaktivizoni të gjithë funksionet pa tela në pajisjen tuaj. Mund të përdorni vetëm shërbimet pa rrjet.

››Cilësimet Wi-Fi

Wi-Fi: Ndizni ose fikni veçorinë WLAN. p. 94

Njoftimi i rrjetit: Caktoni pajisjen që të të njoftojë kur është i disponueshëm një rrjet i hapur.

Lidhje me buton WPS: Lidhuni me një WLAN duke përdorur një buton Wi-Fi Protected Setup (WPS).

Shto rrjet Wi-Fi: Shto WLAN AP manualisht.

››Cilësimet Bluetooth

Bluetooth: Ndizni ose fikni veçorinë pa tela Bluetooth. p. 92

Emri i pajisjes: Caktoni një emër Bluetooth për pajisjen tuaj.

I gjetshëm: Caktoni pajisjen tuaj të jetë e dukshme ndaj pajisjeve të tjera Bluetooth.

Skano për pajisje: Kërko për pajisje të disponueshme Bluetooth.

Cilësimet 117