Përdorni ekranin me prekje

Ekrani me prekje i pajisjes tuaj ju lejon me që të zgjidhni me lehtësi sende ose të kryeni funksione. Mësoni veprimet bazë për përdorimin e ekranit me prekje.

Për të mos gërvishtur ekranin me prekje, mos përdorni mjete të mprehta.

Mos lejoni që ekrani me prekje të vijë në kontakt me pajisje të tjera elektronike. Shkarkesat elektrostatike mund të shkaktojnë që ekrani me prekje të keqfunksionojë.

Mos lejoni që ekrani me prekje të vijë në kontakt me ujin. Ekrani me prekje mund të keqfunksionojë në kushte lagështie ose kur ekspozohet ndaj ujit.

Për përdorim optimal të ekranit me prekje, hiqni filmin e mbrojtjes së ekranit para përdorimit të telefonit tuaj.

Ekrani juaj me prekje ka një shtresë që zbulon shkarkesat e vogla elektrike të shkaktuara nga trupi i njeriut. Për performancë më të mirë, prekni ekranin me majën e gishtit tuaj. Ekrani me prekje nuk do të reagojë ndaj prekjeve të mjeteve të mprehta, si stilolaps ose laps.

Kontrolloni ekranin tuaj me prekje me veprimet e mëposhtme:

Prek: Prekni njëherë me gishtin tuaj për të zgjedhur ose hapur një menu, opsion ose një program.

Goditni dhe mbani shtypur: Goditni një send dhe mbajeni për më shumë se 2 sekonda për të hapur një listë opsionesh.

Tërhiq: Goditni dhe tërhiqeni gishtin tuaj lart, poshtë, majtas ose djathtas prë të lëvizur nëpër sendet në listë.

Tërhiq dhe lësho: Goditni dhe mbani gisthin mbi një send, dhe pastaj tërhiqeni gishtin për ta lëvizur atë.

22Fillimi