Futni një kartë kujtese (opsionale)

Për të ruajtur skedarët multimedia shtesë, duhet të futni një kartë kujtese. Telefoni juaj pranon karta memorje microSDose microSDHCderi në 32 GB (në varësi të prodhuesit dhe llojit të kartave të kujtesës).

Samsung përdorë standarde industrie të aprovuara për kartat e memorjes, por disa marka mund të mos jenë plotësisht të pajtueshme me pajisjen tuaj. Nëse përdorni një kartë memorje të papërshtatshme mund të dëmtoni pajisjen tuaj ose kartën e memorjes dhe mund të korruptohen të dhënat e ruajtura në kartë.

Pajisja juaj suporton vetëm strukturën e dosjeve FAT për kartat e memorjes. Nëse futni një kartë të formatuar me një strukturë tjetër dosjesh, pajisja juaj do të kërkojë të riformatojë kartën e memorjes.

Përdorimi i shpeshtë dhe fshirja e të dhënave shpesh do të shkurtojë jetëgjatësinë e kartave të kujtesës.

Kur futni një kartë kujtese në pajisjen tuaj, direktoria e dosjes të kartës së kujtesës do të shfaqet në skedarin /mnt/sdcard/external_sd folder nën memorjen e brendshme.

Montimi 15