Shfaqen mesazhe gabimesh kur hapet radioja FM.

Programi i radios FM në pajisjen tuaj celulare Samsung përdor kabllin e kufjeve si antenë. Pa kufje të lidhura, radioja FM nuk do të jetë në gjendje të marrë stacione radiosh. Për të përdorur radion FM, më parë sigurohuni që kufja të jetë lidhur siç duhet. Pastaj, skanoni dhe ruani stacionet e radios që gjeni.

Nëse akoma nuk mund ta përdorni radion FM pasi keni kryer këto hapa, provoni të kërkoni stacionin e dëshiruar me një marrës tjetër radioje. Nëse e dëgjoni stacionin me një marrës tjetër, atëherë pajisjes tuaj mund t'i duhet shërbim. Kontaktoni një Qendër Shërbimi Samsung.

Mesazhet e gabimit shfaqen kur hap dosje muzike.

Disa dosje muzike mund të mos luhen në pajisjet celulare Samsung për arsye të ndryshme. Nëse merrni mesazhe gabimi kur hapni dosjet e muzikës në pajisjen tuaj, provoni të mëposhtmet:

Lironi një pjesë të memorjes duke transferuar dosjet në një kompjuter ose duke fshirë dosjet nga pajisja.

Sigurohuni që dosja e muzikës nuk është e mbrojtur nga Menaxhimi i të Drejtave Dixhitale (DRM). Nëse dosja është e mbrojtur me DRM, sigurohuni që keni licensën e duhur ose çelësin për të luajtur dosjen.

Sigurohuni që pajisja suporton llojin e dosjes.

134Zgjidhje e problemeve