››Shto një adresë RSS feed

1

Në modalitetin Joaktiv, hapni listën e aplikacioneve dhe

2

zgjidhni Internet.

Kaloni në një faqe interneti që ka RSS feed.

3

Zgjidhni në fushën e futjes të URL.

4

Zgjidhni një RSS feed për ta shtuar.

5

Regjistrohuni në RSS feed.

Kur furnizimet e regjistruara të përditësohen, do të njoftoheni për përditësimin.

››Hyni në faqet e vizituara shpesh ose në historinë e faqeve të vizituara së fundi

1 Në modalitetin Joaktiv, hapni listën e aplikacioneve dhe zgjidhni Internet.

2 Zgjidhni Më të vizituarat ose Historiku.

3 Zgjidhni një faqe interneti për të hyrë.

Mund të shtoni një faqe interneti në listën e kujtesoreve duke zgjedhur ikonën e yllit në të djathtë.

Hartat

Mësoni të përdorni Google Mapspër të gjetur vendndodhjen tuaj, të kërkoni në internet për rrugë, qytete ose shtete dhe të merrni drejtime.

Kjo veçori mund të jetë e padisponueshme në varësi të rajonit tuaj ose ofruesit të shërbimit.

Mos e prekni pjesën e antenës të brendshme ose ta mbuloni këtë zonë me duar ose objekte të tjera ndërkohë që përdorni funksionet e GPS.

Për të marrë sinjale më të mira GPS, mos e përdorni pajisjen tuaj në kushtet e mëposhtme:

––midis ndërtesave, në tunele ose në kalime nëntokësore, ose brenda ndërtesave

––në mot të keq

––pranë tensioneve të larta ose fushave elektromagnetike

Internet 83