››Shikoni aktivitetet shoqërore të rrjetit

Mund të shikoni aktivitetet e fundit të kontakteve në shërbimet e rrjeteve sociale, si në Facebook, MySpace dhe Twitter.

1 Në modalitetin Joaktiv, hapni listën e aplikacioneve dhe zgjidhni Kontakte Aktivitetet.

2 Zgjidhni një send që doni ta shikoni.

Kalendari

Mësoni të krijoni dhe menaxhoni çdo ditë, javë ose muaj ngjarjet, dhe caktoni alarme për tu kujtuar për ngjarjet e rëndësishme.

››Krijoni një ngjarje

1 Në modalitetin Joaktiv, hapni listën e programeve dhe zgjidhni Kalendari.

2 Zgjidhni Trokit për të krijuar ose shtypni [] Krijo.

3

Zgjidhni Ok për të konfirmuar.

4

Futni detajet e ngjarjes si kërkohet.

5

Zgjidhni Ruaj.

››Shikoni ngjarjet

Për të ndryshuar pamjen e kalendarit,

1 Në modalitetin Joaktiv, hapni listën e programeve dhe zgjidhni Kalendari.

2 Zgjidhni një profil shikimi nga kreu i kalendarit. Për të parë ngjarjet e një date specifike,

1 Në modalitetin Joaktiv, hapni listën e programeve dhe zgjidhni Kalendari.

2 Zgjidhni një datë në kalendar. Në pamjen e muajit, ditët me ngjarje do të tregohen me një trekëndësh të vogël.

Për kaluar në një ditë të veçantë duke futur datë në mënyrë manuale, shtypni [ ] Shko te, shënoni datën duke zgjedhur + apo -, dhe zgjedhni Percakto.

Për të zgjedhur datën e sotme, shtypni [] Sot.

Informacionet personale 77