VETËM PËR FUNKSIONIN E FURRËS - OPSIONAL

VINI RE: Kur pajisja përdoret në regjimin me kombinim, fëmijët duhet ta përdorin atë vetëm nën mbikëqyrjen e të rriturve për shkak të temperaturave të larta që krijohen.

Pajisja nxehet gjatë përdorimit. Duhet të bëni kujdes që të shmangni prekjen e elementeve ngrohëse brenda në furrë.

VINI RE: Pjesët e jashtme mund të nxehen gjatë përdorimit. Fëmijët e vegjël duhen mbajtur larg.

Mos përdorni pastrues të ashpër gërryes ose kruese të ashpër metalike për të pastruar xhamin e derës së furrës, pasi mund t›i gërvishtin sipërfaqen, çka mund të shkaktojë thyerjen e xhamit.

Nuk duhet përdorur pastrues me avull.

VINI RE: Sigurohuni që pajisja të jetë e fikur përpara se të ndërroni llambën, në mënyrë që të shmangni mundësinë e elektroshokut.

Pajisja nuk duhet instaluar pas derës dekorative, për të evituar mbinxehjen.VINI RE: Pajisja dhe pjesët e saj të jashtme nxehen gjatë përdorimit.Duhet të bëni kujdes të shmangni prekjen e elementeve ngrohëse.

Fëmijët nën 8 vjeç duhet të mbahen larg, përveç rasteve kur janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.

KUJDES: Procesi i gatimit duhet mbikëqyrur. Proceset afatshkurtrat të gatimit duhen mbikëqyrur vazhdimisht.

Dera ose sipërfaqja e jashtme mund të nxehet kur pajisja është vënë në punë.

Temperatura në sipërfaqet e përdorshme mund të jetë e lartë kur pajisja është vënë në punë.

Sipërfaqet mund të nxehen gjatë përdorimit.

Pajisjet nuk janë menduar të përdoren me kohëmatës të jashtëm ose me sistem të veçuar telekomandimi.

Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi ndijore, fizike ose mendore

të reduktuara, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse janë nën mbikëqyrje ose nëse janë udhëzuar për përdorimin në mënyrë të sigurt të pajisjes dhe që kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi

dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhen nga fëmijët përveç nëse janë 8 vjeç e lart dhe të mbikëqyrur.

Mbajeni pajisjen dhe kordonin e saj larg fëmijëve nën 8 vjeç.

Shqip - 8

FG87SST_BOL_DE68-03132X-04_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 8

 

 

2017-12-06 ￿￿ 5:04:12