Unaza rrotulluese mban pjatën rrotulluese.

Përkufizimi i grupit të produktit

Ky produkt është një pajisje ISM e grupit 2, kategoria B. Përkufizimi për grupin 2 i cili përfshin pajisjet ISM, në të cilat energjia me radio-frekuencë prodhohet qëllimisht dhe/ose përdoret në formën e rrezatimit elektromagnetik për trajtimin e materialit dhe pajisjet EDM dhe pajisjet që krijojnë qark elektrik.

Te pajisjet e kategorisë B, futen pajisjet e përshtatshme për përdorim në ambientet shtëpiake dhe në ambientet që lidhen drejtpërdrejt me rrjetin e furnizimit me energji me voltazh të ulët, i cili furnizon godinat e banimit.

ELIMINIMI I DUHUR I KËTIJ PRODUKTI

(PAJISJE ELEKTRIKE DHE ELEKTRONIKE PËR T'U FLAKUR)

(Zbatohet për shtetet me sisteme grumbullimi të veçuar) Kjo shenjë që shfaqet në produkt, pajisjet shtesë ose literaturë, tregon se produkti dhe pajisjet e tij elektronike shtesë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) nuk duhet të hidhen së bashku me mbeturinat e tjera shtëpiake në fund të jetës së tyre të punës. Për të parandaluar një dëm të mundshëm ndaj mjedisit ose shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar

e mbeturinave, ju lutemi ndajini këto pajisje nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini ato në mënyrë të përgjegjshme për të promovuar ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.

Përdoruesit në shtëpi duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë ku e blenë këtë produkt ose zyrën e pushtetit vendor të tyre për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor.

Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet dhe afatet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe pajisjet e tij shtesë elektronike nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare për eliminim.

Për informacion mbi zotimet mjedisore të “Samsung” dhe detyrimet rregullatore specifike për produktin, p.sh. “REACH”, vizitoni: samsung.com/uk/aboutsamsung/ samsungelectronics/corporatecitizenship/data_corner.html

instalimi

PJESËT SHTESË

Në varësi të modelit që keni blerë, ju jepen disa pjesë shtesë të cilat mund të përdoren në një sërë mënyrash.

1. Unaza e rrotullimit, duhet vendosur në qendër të furrës.

Qëllimi:

2.Pjata rrotulluese, duhet vendosur në unazën rrotulluese dhe pjesa qendrore e pjatës duhet të puthitet me bashkuesin.

Qëllimi: Pjata rrotulluese shërben si sipërfaqja kryesore e gatimit; ajo mund të hiqet lehtësisht për t'u pastruar.

3.Skara, duhet vendosur mbi pjatën rrotulluese.

Qëllimi: Skara metalike mund të përdoret për pjekje dhe për gatim të kombinuar.

4.Pjata e ashpër, shikoni faqet 18 deri në 21.

Qëllimi: Pjata e ashpër shërben për funksionin automatik të gatimit të ushqimit të thatë ose për funksionin manual të gatimit të ushqimit të thatë.

5. Tasi me ujë të pastër, shikoni faqen 17.

Qëllimi: Tasi me ujë mund të përdoret për të pastruar.

MOS e vini në punë furrën me mikrovalë pa unazën rrotulluese dhe pjatën rrotulluese.

02 Instalimi

Shqip - 11

FG87SST_BOL_DE68-03132X-04_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 11

2017-12-06 ￿￿ 5:04:13

Page 155
Image 155
Samsung FG87SST/BOL, FG87SST/XEH, FG87SUB/XEO manual Instalimi, Përkufizimi i grupit të produktit, Pjesët Shtesë, Qëllimi