INSTALIMI I FURRËS ME MIKROVALË

1.Hiqni të gjitha materialet e paketimit që

ndodhen brenda në furrë. Vendosni

unazën rrotulluese dhe pjatën rrotulluese. Kontrolloni nëse pjata rrotulluese rrotullohet lirshëm.

2. Furra me mikrovalë duhet të vendoset në atë mënyrë që priza të jetë e

disponueshme.

Nëse kordoni i furnizimit me energji është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet me një kordon të posaçëm ose me një kabllo që ofrohet nga prodhuesi ose nga një agjent shërbimi i autorizuar. Për sigurinë tuaj personale, vendoseni kabllon në një prizë AC të tokëzuar në mënyrë të përshtatshme. Nëse kablloja e energjisë së kësaj pajisjeje është e dëmtuar, duhet të zëvendësohet me një kabllo të posaçme.

Mos e instaloni furrën me mikrovalë në ambiente të nxehta ose me lagështirë, si për shembull pranë një furre të zakonshme ose pranë një radiatori. Duhet të zbatohen specifikimet për furnizimin me energji të sobës dhe çdo kabllo zgjatuese që përdoret duhet të jetë e të njëjtit standard si dhe kablloja e energjisë që jepet bashkë me furrën. Pastrojeni pjesën e brendshme dhe gominën e derës me një leckë të njomë para se ta përdorni furrën për herë të parë.

mirëmbajtja

PASTRIM

Pastrojeni furrën rregullisht për të parandaluar grumbullimin e papastërtive mbi furrë ose brenda saj. Gjithashtu, kushtojini vëmendje të veçantë derës, gominës së derës, si dhe pjatës rrotulluese dhe unazës rrotulluese (vetëm për modelet përkatëse).

Nëse dera nuk hapet ose mbyllet lirisht, kontrolloni së pari nëse janë grumbulluar papastërti në gominat e derës. Përdorni leckë të butë me ujë me sapun për pastrimin e sipërfaqes së jashtme dhe të brendshme të furrës. Shpëlajini dhe thajini mirë.

Për të pastruar papastërtitë e forta me aroma të pakëndshme në pjesën e brendshme të furrës

1.Pasi ta keni zbrazur furrën, vendosni një filxhan me lëng limoni të holluar në qendër të pjatës rrotulluese.

2.Ngroheni furrën për 10 minua në fuqinë maksimale.

3.Pas përfundimit të ciklit, prisni derisa furra të ftohet. Më pas, hapni derën dhe pastroni dhomën e gatimit.

Për pastrimin e pjesës së brendshme të modeleve me ngrohës me rrotullim

Për pastrimin e pjesës së sipërme

të dhomës së gatimit, ulni elementin

e sipërm ngrohës me 45° (A) siçA tregohet. Kjo do të ndihmojë për

pastrimin e pjesës së sipërme. Pasi të mbaroni, rivendosni elementin e sipërm ngrohës.

KUJDES

Mbajini derën dhe gominat e saj të pastra dhe sigurohuni që dera të hapet dhe mbyllet lirisht. Përndryshe, mund të shkurtohet cikli i jetës së furrës.

Bëni kujdes që të mos derdhni ujë në ventilatorët e furrës.

Mos përdorni substanca gërryese ose kimike për pastrimin.

Pas çdo përdorimi të furrës, përdorni një detergjent të butë për pastrimin e dhomës së gatimit pasi furra të jetë ftohur.

Shqip - 12

FG87SST_BOL_DE68-03132X-04_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 12

2017-12-06 ￿￿ 5:04:13

Page 156
Image 156
Samsung FG87SST/XEH, FG87SUB/XEO, FG87SUB/BOL Mirëmbajtja, Instalimi I Furrës ME Mikrovalë, Pastrim, Disponueshme, Kujdes