Masat e kujdesit për furra me mikrovalë

Përdorni vetëm enë të përshtatshme për mikrovalë. Mos përdorni enë metalike, servise me dekorime ari apo argjendi, heje etj.

Hiqni lidhëset me tela të përdredhur. Mund të shkaktohen harqe elektrike. Mos e përdorni furrën për të tharë letra ose rroba.

Përdorni kohë më të shkurtra për sasi të vogla ushqimi, për të shmangur mbinxehjen ose djegien.

Mbajeni kordonin dhe spinën elektrike larg burimeve të ujit dhe të nxehtësisë.

Për të evituar rrezikun e shpërthimit, mos i ngrohni me lëvozhgë vezët, të ziera ose të paziera. Mos i ngrohni enët e izoluara në vakuum ose pa ajër, frutat e thata, domatet etj.

Mos i mbuloni vrimat e ajrimit me cohë ose me letër. Ky përbën rrezik zjarri. Furra gjithashtu mund të mbinxehet dhe të fiket automatikisht dhe do të mbetet e tillë derisa të ftohet mjaftueshëm.

Përdorni gjithnjë doreza furre kur hiqni enët.

Trazojini lëngjet në mes të nxehjes ose pasi të ketë mbaruar nxehja dhe lëreni lëngun të qëndrojë për 20 sekonda pas nxehjes, për të shmangur vlimin shpërthyes. Qëndroni larg nga furra sa gjatësia e krahut kur të hapni derën, për të shmangur djegien nga ajri ose avulli i nxehtë që del jashtë.

Mos e vini në punë furrën kur është bosh. Furra do të fiket automatikisht për 30 minuta për arsye sigurie. Rekomandojmë të vendosni gjithnjë një gotë me ujë brenda furrës, për të thithur energjinë e mikrovalëve në rast se furra ndizet aksidentalisht. Instalojeni furrën sipas distancave që përcakton manuali. (Instalimi i furrës me mikrovalë.)

Bëni kujdes kur lidhni pajisje të tjera elektrike te prizat pranë furrës.

Masat e kujdesit të përdorimit të mikrovalëve

Moszbatimi i masave paraprake mbi sigurinë mund të rezultojë në ekspozim të dëmshëm ndaj energjisë së mikrovalëve.

Mos e vini furrën në punë me derë hapur. Mos i ngacmoni çelësat e sigurisë (shulat e derës). Mos futni sende në vrimat e çelësave të sigurisë.

Mos vendosni objekte ndërmjet derës së furrës dhe pjesës ballore, dhe mos lejoni aku- mulimin e mbetjeve të solucioneve apo të ushqimit në sipërfaqet izoluese. Mbajini pastër derën dhe sipërfaqet izoluese duke i fshirë me një copë të thatë dhe në vijim me një copë të butë dhe të thatë pas çdo përdorimi.

Mos e vini furrën në punë nëse dëmtohet. Vëreni në punë vetëm pasi të jetë riparuar nga një teknik i kualifikuar.

E rëndësishme: dera e furrës duhet të mbyllet siç duhet. Dera nuk duhet të jetë e përkulur; menteshat e saj nuk duhet të jenë të thyera apo të lira; guarnicioni i derës dhe sipërfaqet izoluese nuk duhet të jenë të dëmtuara.

Të gjitha rregullimet apo riparimet duhet të kryhen nga një teknik i kualifikuar.

Garanci e kufizuar

«Samsung» do të faturojë tarifë riparimi për zëvendësimin e një aksesori ose për riparimin e një defekti kozmetik nëse dëmi ndaj njësisë ose aksesorit është shkaktuar nga klienti. Artikujt që mbulon ky kusht përfshijnë:

Dyert, dorezat, paneli i jashtëm ose paneli i kontrollit që janë ngrënë, konsumuar apo prishur.

Tavën, rrotulluesin drejtues, bashkuesin ose skarën me tela të thyer ose të humbur. Përdoreni furrën vetëm për qëllimin e synuar, siç përshkruhet në këtë manual udhëzimi. Paralajmërimet dhe udhëzimet e rëndësishme të sigurisë në këtë manual nuk mbulojnë të gjitha kushtet dhe situatat e mundshme që mund të ndodhin. Është përgjegjësia juaj të veproni praktikisht, me kujdes dhe me vëmendje kur instaloni, mirëmbani dhe vini në përdorim furrën. Duke qenë se këto udhëzime përdorimi mbulojnë modele të ndryshme, karakteristikat e furrës tuaj me mikrovalë mund të ndryshojnë pak nga ato që përshkruhen në këtë manual dhe jo të gjitha shenjat paralajmëruese mund të jenë të zbatueshme. Nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësime, kontaktoni pikën më të afërt të shërbimit «Samsung» ose gjeni ndihmë dhe informacion në internet në www.samsung.com.

Përdoreni këtë furrë vetëm për ngrohje ushqimesh. Ajo është parashikuar vetëm për përdorim shtëpiak. Mos nxehni asnjë lloj tekstili apo jastëku me grurë. Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmet e shkaktuara nga përdorimi i papërshtatshëm apo i gabuar i furrës.

Për të evituar degradimin e sipërfaqes së furrës dhe situatat e rrezikshme, mbajeni gjithnjë mirë dhe pastër furrën.

Shqip - 10

FG87SST_BOL_DE68-03132X-04_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 10

2017-12-06 ￿￿ 5:04:12

Page 154
Image 154
Samsung FG87SUB/BOL, FG87SST/XEH, FG87SUB/XEO, FG87SST/BOL Masat e kujdesit të përdorimit të mikrovalëve, Garanci e kufizuar