Udhëzimet për larjen e rrobave

Hapi 1 - Rendit

Renditini rrobat sipas këtyre kritereve:

Etiketa e kujdesit: Ndajini rrobat në të pambukta, fibra të përziera, sintetike, të mëndafshta, të leshta dhe prej mëndafshi artificial.

Ngjyra: Ndani rrobat e bardha nga ato me ngjyrë.

Përmasa: Përzierja e artikujve me përmasa të ndryshme në kazan përmirëson performancën e larjes.

Ndjeshmëria: Lajini artikujt delikatë veç duke përdorur një opsion EasyIron për artikuj të pastër, të rinj, të leshta, perde dhe artikuj mëndafshi. Kontrolloni etiketat mbi artikuj.

Sigurohuni që të kontrolloni etiketën e përkujdesit mbi rroba, dhe renditini ato sipas tyre para se të filloni t'i lani.

HAPI 2 - Zbrazni xhepat

Zbrazini të gjithë xhepat e rrobave tuaja.

Objektet metalike si monedha, gjilpëra dhe tokëzat mbi rroba mund t'i dëmtojnë rrobat e tjera dhe kazanin.

Kthejini mbrapsht rrobat me kopsa dhe me kapëse.

Nëse zinxhirët e pantallonave dhe xhaketave janë të hapura gjatë larjes, kazani mund të dëmtohet.

Zinxhirët duhet të mbyllen dhe të fiksohen me një lidhëse.

Rrobat me rripa të gjata mund të ngatërrohen me rrobat e tjera. Sigurohuni që t’i fiksoni lidhëset përpara fillimit të larjes.

HAPI 3 - Përdorni një rrjetë rrobash

Recipetat (që lahen në ujë) duhet të vendosen në një rrjetë rrobash. Pjesët metalike të recipetave mund të thyhen dhe të grisin rrobat e tjera.

Artikujt e vegjël, të lehtë, të tillë si çorape, doreza dhe shami mund të kapen pranë derës. Vendosini ato brenda një rrjete të fortë të rrobave.

Mos e lani rrjetën e rrobave vetëm pa rroba të tjera. Kjo mund të shkaktojë dridhje të pazakonta të cilat mund ta lëvizin makinën larëse dhe të shkaktojnë lëndime.

HAPI 4 - Paralarja (nëse është e nevojshme)

Shtoni një opsion Paralarje në kursin e zgjedhur me një detergjent me bazë proteinike për artikujt prej pambuku të cilët janë shumë të ndotur.

Shqip - 19

03 PARA SE TË FILLONI

WW90H7410EW-03403R-06_SQ.indd 19

2015/9/8 14:08:54

Page 691
Image 691
Samsung WW80H7410EW/LE, WW90H7410EW/LE manual Udhëzimet për larjen e rrobave, Hapi 1 Rendit, Hapi 2 Zbrazni xhepat