Mos përdorni sapun natyral për larje duarsh për makinën larëse.

•  Nëse ajo ngurtësohet dhe grumbullohet brenda makinës larëse, mund të shkaktojë probleme me produktin, çngjyrosje, ndryshk ose aroma të këqija.

Vendosini çorapet dhe sutjenat në rrjetën e larjes dhe lajini ato me rrobat e tjera.

Mos lani rroba të mëdha të tilla si çarçafë në rrjetën e larjes.

•  Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë lëndim për shkak të dridhjeve anormale.

Mos përdorni detergjent të ngurtësuar.

•  Nëse ai grumbullohet brenda makinës larëse, mund të shkaktojë rrjedhje uji.

Sigurohuni se xhepat e të gjitha rrobave që do të lahen janë të zbrazët.

•  Sendet e forta dhe të mprehta, si p.sh. monedhat, paramanat, gozhdët, vidhat ose gurët mund të shkaktojnë dëmtim të konsiderueshëm në pajisje.

Mos i lani rrobat me tokëza ose kopsa të mëdha ose metale të tjera të rëndë.

Ndajini rrobat sipas ngjyrave, bazuar në qëndrueshmërinë e ngjyrave, dhe zgjidhni ciklin, temperaturën e ujit dhe funksionet e rekomanduara shtesë.

•  Kjo mund të shkaktojë çngjyrosje ose dëmtim të materialit.

Bëni kujdes që të mos shkelni gishtat e fëmijëve kur mbyllni derën.

•  Përndryshe mund t’i lëndoni.

PARALAJMERIM: PARALAJMËRIME të rëndësishme të pastrimit

Mos e pastroni pajisjen duke spërkatur ujë direkt në të.

Mos përdorni agjent pastrues të fortë acid.

Mos përdorni benzinë, hollues ose alkool për ta pastruar pajisjen.

• Kjo mund të shkaktojë çngjyrosje, deformim, dëmtim, goditje elektrike ose zjarr.

Përpara se të pastroni ose mirëmbani pajisjen, shkëputeni pajisjen nga priza në mur.

• Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Udhëzime rreth eliminimit të pajisjes elektrike/ elektronike

Eliminimi i duhur i ketij produkti (Pajisje mbeturine elektrike dhe elektronike)

(Vlen për shtetet me sisteme të veçuara grumbullimi)

Kjo shenjë që shfaqet në produkt, pajisjet shtesë ose literatura tregon se produkti dhe pajisjet e tij shtesë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) nuk duhet të hidhen së bashku me mbeturinat e tjera shtëpiake në fund të jetës së tyre të punës. Për të parandaluar një dëm të mundshëm ndaj mjedisit ose shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi ndajini këto artikuj nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini ato në mënyrë të përgjegjshme për të mbështetur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.

Përdoruesit në shtëpi duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë ku e blenë këtë produkt ose zyrën e pushtetit vendor të tyre për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor.

Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet dhe afatet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe pajisjet e tij shtesë elektronike nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare për eliminim.

Për informacion mbi zotimet mjedisore të “Samsung” dhe detyrimet rregullatore specifike për produktin, p.sh. “REACH”, vizitoni: samsung.com/uk/aboutsamsung/samsungelectronics/ corporatecitizenship/data_corner.html

Shqip - 10

WW90H7410EW-03403R-06_SQ.indd 10

2015/9/8 14:08:52

Page 682
Image 682
Samsung WW90H7410EW/LE, WW80H7410EW/LE manual Paralajmerim Paralajmërime të rëndësishme të pastrimit